EN/AL

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE PËR STAF AKADEMIK

Facebook
Twitter
LinkedIn

Lajmet më të fundit

Kërko postime

Kërkimi i postimeve do të funksionojë vetëm kur ju të vendosni minimalisht 5 karaktere për rezultatin që keni kërkuar.

Kategoritë

Kolegji Universitar i Biznesit shpallë njoftimin për vende të lira pune pranë Kolegjit të Studimeve të Larta Profesionale në pozicionet:

  • Pedagogë me profesion Inxhinier Elektrik (Full-time dhe Part-time);
  • Pedagogë në fushën e Shkencave Kompjuterike, Informatike dhe Teknologji Informacioni (Full-time dhe part-time);
  • Laborant për laborator në fushën e automjeteve me profil Inxhinier ose Teknik i Lartë (Full-time) ;
  • Pedagogë me profesion Inxhinier Mekanik (Part-time)

KRITERET E PRANIMIT
Kriteret profesionale për kandidatët FT dhe PT duhet të jenë:

  • Eksperiencë profesionale mbi 3 vite;
  • Të ketë përvojë mësimdhënie ;
  • Diplomë universitare me rezultate të larta
  • Aftësi menaxheriale;
  • Aftësi komunikimi;
  • Aftësi dhe dëshirë për punë në grup;

Prioritet në vlerësim kanë ata me grada dhe tituj.

Dokumentet e nevojshme për aplikim janë:

  1. Curriculum Vitae;
  2. Fotokopje e noterizuar e diplomës universitare (Bachelor, Master, PhD);
    Shënim: Në rast studimesh jashtë kërkohet dhe dëshmi njëhësimi nga MAS;
  3. Fotokopje e noterizuar e listës së notave;
  4. Fotokopje e kartës së identitetit;
  5. Dëshmi e gjuhës së huaj;
  6. Librezë pune ose dokument që vërteton përvojën në punë.

Procedura e aplikimit:

Dokumentacioni i plotë duhet të dërgohet në mënyrë elektronike brenda datës 15.09.2020 pranë Zyrës së Burimeve Njerëzore në adresën e e-mailit: [email protected]

We are hiring message quote in megaphone badge isolated on transparent background. Vector creative concept icon of megaphone badge template for We are hiring poster

NA NDIQNI

© Kolegji Universitar I Biznesit        |

Crafted By  © Suli

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.