Nisma studentore “Dashuria Thërret”


“Dashuria Thërret” kjo është nisma e ndërmarrë së fundmi nga një grup studentësh të APB-së të cilët realizuan një festë ?? me rastin e festave të nëntorit në mjediset e Qendrës Kombëtare Tranzitore të Emergjencave ?. Pjesë e këtij organizimi ishin fëmijët e Komunitetit Rom të strehuar pranë QKTE në zonën Tufinës, të cilët përveçse festës ishin pjesë dhe e një koncerti festiv ku recituan dhe poezi rreth ditës së flamurit ?? si dhe organizuan dhe shumë lojëra të ndryshme. ???? Ndërkohë kjo nismë studentore tashmë do të kthehet në një traditë për këta fëmijë ku do të ketë organizime të vazhdueshme në ditët në vijim.
APB falenderon QKTE për bashkëpunimin si dhe studentët për këtë nismë kaq humane dhe pozitive për të përcjell gëzim dhe lumturi për këta fëmijë! ??

 

24312464_2047447348833056_4277457814749093497_n24774765_2047447558833035_96744831245550996_n24774859_2047447362166388_4991507175299624473_n24296260_2047447535499704_5647742938220270110_n

Share This: