EN/AL

Ndërmjetës i Pasurive të Paluajtshme

Programi Ndërmjetës i Pasurive të Paluajtshme ka si qëllim aftësimin profesional të Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme dhe certifikimin e tyre me qëllim LICENSIMIN për ushtrimin ligjor të aktivitetit të tyre profesional nga Ministria e Drejtësisë.

Përshkrimi i programit

Programi i detyrueshëm i trajnimit për ushtrimin e profesionit të “Ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme” synon aftësimin teorik, praktik dhe profesional në fushën e ndërmjetësimit të pasurive të paluajtshme. Programi ka për qëllim zhvillimin e personalitetit të individëve për të jetuar në përshtatje me botën që i rrethon dhe përgatitjen e tyre për të ofruar këshillim, negocim dhe ndërmjetësim me qëllim realizimin e transaksioneve që kanë për objekt pasuritë e paluajtshme, si dhe për krijimin e menaxhimin e një biznesi privat, si person fizik ose juridik”.

Industria e pasurive të paluajtshme si biznes por edhe si një nga sektorët më të rëndësishëm në fushën e shërbimeve është tërheqëse dhe motivuese për këdo që dëshiron të bëjë biznes apo të punësohet në këtë sektor. Në kuadrin e ndryshimeve dhe zhvillimeve të ndryshme në shoqërinë shqiptare ashtu si edhe në shumë shërbime të tjera është kthyer në domosdoshmëri që vlerësimi, negocimi dhe shitja e pasurive të paluajtshme të kryhet nga profesionistë të trajnuar me njohuritë e duhura juridike dhe ekonomike rreth tyre.

Ky program i detyrueshëm trajnimi do të hapë rrugën për përmirësimin e cilësisë së shërbimit të ndërmjetësimit të pasurive të paluajtshme. Kolegji Universitar i Biznesit e zhvillon veprimtarinë e tij bazuar në ligjin nr 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në RSH”. IAL vë në dispozicion infrastrukturën akademike dhe teknike në drejtim të zhvillimit me sukses të këtij programi. IAL është akredituar institucionalisht sipas legjislacionit në fuqi.

Modulet e këtij programi do të jenë të shoqëruar me shembuj dhe raste konkrete, duke i dhënë mundësi pjesëmarrësve të zbatojnë njohuritë e përftuara, si dhe të zhvillojnë aftësi interpretuese të nivelit juridik, analizues dhe vendimmarrës në lidhje me pasuritë e paluajtshme, në linjë me objektivat e modulit të ofruar.

Në fund të programit, aplikanti do ketë marrë njohuri të plota për të ushtruar profesionin e “ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme” dhe do jetë i aftë të vlerësojë nevojat e klientëve; llojet e ndryshme të pasurive të paluajtshme; regjimin juridik të pasurive të pauajtshme; njohuri të Kodit Civil në RSh; detyrimet dhe kushtet e kontratave; rreziqet kryesore që vijnë nga krimi i organizuar dhe pastrimi i parave si dhe detyrimet ligjore që burojnë nga legjislacioni i fushës.

Ky program është i përshtatshëm për individët kandidatë për të ushtruar profesionin e “Ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme”, duke përmbushur nevojat teorike dhe praktike të formimit profesional, me qëllim një edukim të vazhdueshëm, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe përftimin e njohurive të nevojshme për ushtrimin e profesionit.

Cfarë përfitoni?

Modulet

  • 1
    Regjimi juridik dhe legjislacioni i pasurive të paluajtshme.

    Orë - teori: 6
    Orë -praktikë/punë në grup/ushtrime: 2

  • 2
    Kodi Civil në RSh

    Orë - teori: 6
    Orë -praktikë/punë në grup/ushtrime: 2

  • 3
    Informacione rreth të drejtës tregtare

    Orë - teori: 6
    Orë -praktikë/punë në grup/ushtrime: 2

  • 4
    Veprat penale ndaj pasurive të paluajtshme, krimi i organizuar dhe pastrimi i parave.

    Orë - teori: 6
    Orë -praktikë/punë në grup/ushtrime: 2

  • 5
    Hartim kontratash dhe legjislacioni mbi tatim taksat

    Orë - teori: 6
    Orë -praktikë/punë në grup/ushtrime: 2

  • 6
    Parimet themelore të vlerësimit të pronave, menaxhimi dhe mirëmbajtja e tyre.

    Orë - teori: 2
    Orë - praktikë/punë në grup/ushtrime: 1

  • 7
    Etika profesionale dhe ndërmjetësimi dhe profesionet e lira

    Orë - teori: 6
    Orë -praktikë/punë në grup/ushtrime: 2

  • 8
    Negocimi dhe komunikimi në pasuritë e paluajtshme.

    Orë - teori: 2
    Orë - praktikë/punë në grup/ushtrime: 1

  • 9
    Marketimi dhe shitja në pasuritë e pauajtshme.

    Orë - teori: 2
    Orë - praktikë/punë në grup/ushtrime: 1

  • 10
    Praktikë profesionale.

    Orë - teori: 3

Metodologjia e zhvillimit të trajnimit

Për metodologjinë e trajnimit, trajnerët dhe stafi akademik i Koegjit Universitar të Biznesit do të:

  • Zhvillojnë një metodë interaktive trajnimi;
  • Bëjnë përpjekje për të ruajtur një ekuilibër mes trajtimit teorik dhe praktik të çështjeve që janë objekt diskutimi, ku prioritet do të kenë aspektet praktike;
  • Kujdesen për ndërhyrje konstruktive, të shpërndara dhe jo dominuese, duke i lënë hapësirë të bollshme diskutimeve nga pjesëmarrësit (kandidatët për ndërmjetës imobiliarë);
  • Kombinojnë njëkohësisht disa metoda të trajnimit (prezantimi verbal, prezantimi me shkrim, puna në grup, pyetjet, përdorimin e mjeteve audiovizive etj.);
  • Kenë aftësi për të prezantuar materialin pa ndonjë mbështetje dokumentare dhe për të përgatitur materialet burimore të nevojshme, mbështetjen e aspekteve teorike dhe praktike, për të vëzhguar nivelin e duhur të ndërveprimit dhe mbështetjen e metodave të trajnimit, qëllimit dhe tematikës së prezantimeve dhe për të qëndruar brenda kohës së përcaktuar për një prezantim;
  • Bashkëpunojnë me trajnerët e tjerë që janë të përfshirë në të njëjtin trajnim apo tematikë.

Mjetet dhe metodat e mësimdhënies:

TARIFA E PROGRAMIT TË DETYRUESHËM TË TRAJNIMIT

Për metodologjinë e trajnimit, trajnerët dhe stafi akademik i Koegjit Universitar të Biznesit do të:

  • Programi i detyrueshëm i trajnimit për ndërmjetës të pasurive të paluajtshme do të ofrohet nga Kolegji Universitar i Biznesit përkundrejt një tarife të përcaktuar.

  • Tarifa për ndjekjen e programit të detyrueshëm të trajnimit për ndërmjetës të pasurive të paluajtshme është 30 000 (tridhjetë mijë) lekë, e cila mbulon të gjitha kostot për organizimin e këtij programi nga ana e Kolegjit.

  • Pagesa e tarifës do të bëhet në favor të Kolegji Universitar i Biznesit dhe mund të ndahet në dy këste. Kësti i parë paguhet në fillim të programit të trajnimit dhe kësti i dytë deri në marrjen e certifikatës.

  • Pagesa e plotë e tarifës nga ana e kandidatëve për ndërmjetës të pasurive të paluajtshme, përbën kusht për marrjen e certifikatës në përfundim të programit të trajnimit.

Vlerësimi

  • Në përfundim të programit të trajnimit, kandidati për ndërmjetës i pasurive të paluajtshme do ti nënshtrohet provimit me shkrim për kontrollin e njohurive të fituara gjatë trajnimit.

  • Provimi për kontrollin e njohurive do të organizohet nga Stafi Akademik (trajnues) i Kolegjit Universitar të Biznesit, në bazë të moduleve të programit të detyrueshëm të trajnimit.

  • Provimi (me një kohëzgjatje 2 orë) vlerësohet me maksimumin e mundshëm 100 (njëqind) pikë. Konsiderohen se kanë kaluar me sukses provimin për kontrollin e njohurive, kandidatët që kanë marrë të paktën 80% të pikëve të provimit.

  • Kandidati që nuk kalon me sukses provimin, ka të drejtë të marrë pjesë në provimin e ardhshëm, pasi ka përsëritur programin e detyrueshëm të trajnimit.

Çertifikimi

  • Në përfundim të programit do të lëshohet certifikata e vlerësimit nga IAL Kolegji Universitar i Biznesit, me qëllim që të dëshmojë se kandidati ka kaluar me sukses provimin për kontrollin e njohurive dhe ka fituar aftësitë e nevojshme për tu certifikuar si “Ndërmjetës i pasurive të paluajtshme”.

  • Pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatën përkatëse, e cila nënshkruhet nga Rektori i Kolegjit Universitar të Biznesit.

  • Në certifikatë shënohet emri, mbiemri, pikët e provimit për kontrollin e njohurive, data e lëshimit dhe numri rendor i certifikatës, nënshkrimi i drejtuesit dhe vula e institucionit trajnues.

NA NDIQNI

© Kolegji Universitar I Biznesit        |

Crafted By  © Suli

WeCreativez WhatsApp Support
Qëndra jonë e shërbimit do tju përgjigjet në cdo moment, mjafton të na shkruani

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.