Mobilitetet e Studentëve


Ditën e hënë, në datë 19 Prill, Ora 13.00,

Në KUB zhvillohet takim virtual informues për studentët, në kuadër të thirrjes së programeve të ERASMUS +

Flasim për bursat e studimit të programit ERASMUS+ dhe bashkëbisedojmë rreth kritereve për aplikim.

Fokusi do të jetë në thirrjen e fundit nga LUMSA, Itali.

Të ftuara do të jenë dy studentet tona, Megan Giçi dhe Aleksia Daja.

Të dyja fituese të ERASMUS+ dhe aktualisht studente për një semestër në Kodolányi János University në Hungari.

 

————————————————————————————————————————————————-

Një eksperiencë UNIKE!

Shkëmbimi studentor përmes projekteve ERASMUS+
Studentja jonë Aleksia Daja, aplikoi në Kolegjin Universitar të Biznesit në projektin ERASMUS+ dhe fitoi bursën e studimit në Universitetin “Kodolanyi Janos” në Budapest, Hungari.

Inkurajojmë të gjithë studentët e KUB të bëhen pjesë e shkëmbimit studentor për të fituar një semestër studimesh në Universitetet më të mira partnere.

Kolegji Universitar i Biznesit, Unique Opportunity, Amazing Experience!

 

 

 

————————————————————————————————————————————————-

Shkëmbimi studentor përmes projekteve ERASMUS
I jep mundesinë të gjithë studentëve të KUB të provojnë një eksperiencë studnetore për një semestër jashtë vendit.
 
Ky është rasti i studentes tonë Megan Giçi e cila aplikoi në KUB për projektin ERASMUS+ në Universitetin “Kodolanyi Janos” në Budapest, Hungari.
Kolegji Universitar i Biznesit, Unique Opportunity, Amazing Experience!
 
 

Thirrje aplikimi për Bursa Erasmus + Universitetin LUMSA

(Libera Università degli Studi Maria Ss. Assunta di Roma), Itali

https://www.lumsa.it/

Në kuadër të programit Erasmus+, komponenti International Credit Mobility, i nënshkruar mes LUMSA University, në Romë, Itali dhe Kolegjit Universitar të Biznesit për periudhën 2019-2022, hapet thirrja për aplikime të studentëve të nivelit bachelor në Fakultetin e Ekonomisë për semestrin e parë, viti akademik 2021-2022.

 

PËR MË SHUMË INFORMACION, KLIKONI KËTU.

Thirrje aplikimi për Bursa Erasmus + Kodolányi János University

Hungari

https://www.kodolanyi.hu/en/

Në kuadër të programit Erasmus+, komponenti International Credit Mobility, i nënshkruar mes Kodolányi János University, në Budapest, Hungari dhe Kolegjit Universitar të Biznesit për periudhën 2019-2022, hapet thirrja për aplikime të studentëve të nivelit bachelor në Fakultetin e Ekonomisë, dega Financë Kontabilitet për semestrin e parë, viti akademik 2021-2022.

 

PËR MË SHUMË INFORMACION, KLIKONI KËTU

Share This: