Të dashur studentë,

Ky është një moment shumë emocionues për të gjithë ju studentë të rinj, pasi përkon me fillimin e një rrugëtimi të rëndësishëm në jetë, atë të karrierës universitare. Suksesi i karrierës tuaj është prioriteti ynë primar, si staf drejtues dhe akademik i Kolegjit Universitar të Biznesit, nëpërmjet angazhimit tonë serioz për të garantuar që ju të përfitoni arsim me standardet më të mira bashkëkohore në një mjedis mikpritës ku talentet dhe aftësitë që ju tashmë zotëroni, mund të zhvillohen dhe pasurohen më së miri. Ndërsa ne vazhdojmë punën e përditshme për të përmirësuar cilësinë tonë në standardet më të larta të arsimit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, mirëqënia personale dhe suksesi akademik i çdonjërit prej jush është më kryesorja në të gjitha aspektet e mbështetjes që ne ju ofrojmë.
Kjo është ajo ç’ka ne shpresojmë që ju të pranoni këtë angazhim me krenari dhe të bëheni një anëtar aktiv i komunitetit studentor të Kolegjit Universitar të Biznesit, duke dhënë më të mirën tuaj për tu bërë një student i suksesshëm dhe një profesionist i realizuar në jetë.

Suksese në jetën e bukur dhe plot sfida të dijes!

 

President i KUB

Prof. Ass. Dr. Ylber BEZO

Share This: