Marrëveshje bashkëpunimi midis KUB dhe Italian Network sh.p.k


Ditën e sotme në KUB u finalizua marrëveshja e bashkëpunimit midis Kolegjit Universitar i Biznesit dhe Italian Network shpk. 
Italian Network është një kompani italiane, e cila ka rreth 13 vite që operon në Shqipëri dhe merret me zhvillim, tregti ndërkombëtare, hulumtim të tregut, kërkim, menaxhim dhe këshillim biznesi.
Italian Network mbështetet në profesionalizmin e ekspertëve ndërkombëtarë dhe akademikë të fushës së financës, të tregtisë ndërkombëtare dhe të menaxhimit të biznesit. 
Qëllimi i kësaj marrëveshje është bashkëpunim i gjerë lidhur me zhvillimin e aktiviteteve me interes të përbashkët, trajnime me qëllim përgatitjen e studentëve për tregun e punës, praktika profesionale, internshipe si dhe ndërmjetësim tek kompanitë italiane për punësimimin e studentëve tanë.

Axhenda e bashkëpunimit Italian Network do të vijoj me dy seminare në datat 13 dhe 15 Qershor 2019

Për më tepër informacion rreth seminareve do t’ju informojmë në ditët në vijim…

DSC_0039DSC_0069DSC_0090DSC_0099

Share This: