Leksion i hapur “Impakti i Dixhitalizimit te Sistemit Arsimor ne Shqiperi”


Sot në mjediset e Kolegjit Universitar të Biznesit u mbajt një leksion i hapur me temë “Impakti i Dixhitalizimit te Sistemit Arsimor ne Shqiperi”, me përfaqësues nga Rrjeti Akademik Shqiptar (RASH), ku të ftuar ishin:
Ing. Silvi Rusi – Head of Application Department
Z. Skender Minarolli – Senior System Analyst (Ministry of Education Projects)
Ing. Elisantila Gaci – Senior System Analyst (Universities Projects)
 
Gjatë këtij takimi u diskutua për rolin e RASH në dixhitalizimin e IAL-ve në Shqipëri.Situata e deritanishme të universiteteve shqiptare, përvojat dhe eksperiencat gjatë punes me universitetet dhe mundësite e përmiresimit të vazhdueshëm bazuar në bashkëpunimin mes paleve. Projektet konkrete të implemetuara dhe ato të planifikuara për t’u realizuar në të ardhmen me qellimin e vetëm përmirësimin e shërbimeve të ofruara nga universitetet për një arsim cilësor sipas modeleve më të mira bashkëkohore.
 
Duke falenderuar përfaqësuesit e RASH-it, studentët dhe profesorët, ju ftojmë të bëheni pjesë e eventeve të tjera të planifikuara gjatë këtij viti akademik në KUB.
 
#kub #kolegjiuniversitaribiznesit #leksionihapur #tirana
DSC_004050943258_2331705547073900_5798874301130080256_n

Share This: