Thirrje për Aplikime: Vende Vakante në Kolegjin e Studimeve të Larta Profesionale (KSLP)

Facebook
Twitter
LinkedIn

Lajmet më të fundit

Kërko postime

Kërkimi i postimeve do të funksionojë vetëm kur ju të vendosni minimalisht 5 karaktere për rezultatin që keni kërkuar.

Kategoritë

Kolegji Universitar i Biznesit shpall vende vakante për personel akademik për vitin akademik 2026–2027, pranë Kolegjit të Studimeve të Larta Profesionale (KSLP), sipas kërkesave dhe pozicioneve të mëposhtme:

1. Personel akademik me kohë të plotë me gradë shkencore në fushat:

  • Inxhinieri Elektrike ose fusha të ngjashme (3 vende)
  • Teknologji Informacioni ose fusha të ngjashme (1 vend)
  • Inxhinieri Mekanike ose fusha të ngjashme (1 vend)
  • Hoteleri (1 vend)

Kriteret minimale për këto pozicione: Të zotërojnë gradën shkencore “Doktor i Shkencave”; të kenë përvojë në mësimdhënie, përvojë profesionale/kërkimore në profilin përkatës; aftësi për zhvillimin e leksioneve, seminareve, laboratorëve dhe projekteve praktike; të kontribuojnë në kërkim shkencor dhe publikime.

2. Asistent Lektorë me kohë të plotë në fushat:

  • Inxhinieri Elektrike (2 vende)
  • Teknologji Informacioni ose fusha të ngjashme (2 vende)
  • Inxhinieri Mekanike ose fusha të ngjashme (1 vend)

Kriteret minimale për Asistent Lektorë: Të zotërojnë diplomë Master i Shkencave ose të jenë në fazë të studimeve doktorale; të kenë përvojë në mësimdhënie; të kenë notë mesatare të përgjithshme të studimeve universitare mbi 8.0; përvojë profesionale/kërkimore; aftësi për zhvillimin e mësimit praktik dhe laboratorik.

Kërkesat e përgjithshme:

  • Shtetësi shqiptare ose status rezidenti.
  • Zotësi e plotë për të vepruar dhe aftësi për punë.
  • Përmbushje e kërkesave për nivelin arsimor dhe aftësinë profesionale.
  • Të mos jetë dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për krime ose nën hetim penal.
  • Të mos ketë masa disiplinore të largimit nga puna për shkelje të rënda.
  • Njohje e legjislacionit për arsimin e lartë.

Dokumentacioni i aplikimit: Kërkesë për aplikim dhe letër interesi; CV; Dokument Identifikimi; Fotokopje të diplomave, listave të notave, gradave/titujve akademikë; Dëshmi të gjuhëve të huaja; Kopje të kualifikimeve; Librezë pune; Vërtetim të përvojës akademike/profesionale; Listën e botimeve shkencore dhe vërtetime që provojnë përmbushjen e kërkesave.

Afati dhe dorëzimi: Dokumentacioni mund të dorëzohet fizikisht pranë Zyrës së Burimeve Njerëzore, me postë ose përmes adresës elektronike [email protected] brenda datës 11 Korrik 2026.

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.