Kolegji Universitar i Biznesit shpall vende vakante për personel akademik me kohë të plotë dhe të pjesshme për vitin akademik 2026–2027, pranë Fakultetit të Ekonomisë, Drejtësisë dhe Shkencave Sociale (FEDSHS), sipas pozicioneve të mëposhtme:
Departamenti i Menaxhimit
- Lektor / Kërkues Shkencor (Full Time) – Menaxhim / Ekonomiks (1 vend)
Departamenti i Financës dhe Kontabilitetit
- Lektor / Kërkues Shkencor (Full Time) – Financë / Kontabilitet / Auditim (1 vend)
Departamenti i Drejtësisë dhe Shkencave Sociale
- Lektor / Kërkues Shkencor (Full Time) – E Drejtë Civile (1 vend)
- Lektor / Kërkues Shkencor (Full Time) – Marrëdhënie Ndërkombëtare (1 vend)
Kërkesat e përgjithshme:
- Të ketë si rregull shtetësinë shqiptare ose të jetë rezident.
- Të gëzojë zotësi të plotë për të vepruar dhe të jetë i aftë për punë.
- Të përmbushë kërkesat për nivelin arsimor si dhe të zotërojë aftësinë profesionale të domosdoshme për vendin e punës.
- Të mos jetë dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një krimi, apo të mos ketë filluar një çështje penale për aktivitetin e tij.
- Të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore.
- Të njohë dhe të respektojë zbatimin e legjislacionit për arsimin e lartë në Shqipëri.
Kriteret minimale:
- Të zotërojnë të paktën gradën shkencore “Doktor i Shkencave” në fushën përkatëse.
- Të kenë notë mesatare të përgjithshme të studimeve universitare mbi 8.0 dhe mesatare të lëndëve të profilit mbi 8.5.
- Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e veprave penale me dashje.
Përparësi në përzgjedhje do të kenë kandidatët: Me gradë shkencore Doktor (nën 63 vjeç), me titull Profesor i Asociuar (nën 63 vjeç) ose Profesor (nën 67 vjeç); me përvojë në mësimdhënie; me kualifikime pasuniversitare; me njohuri të certifikuara të gjuhëve të huaja; me pjesëmarrje në konferenca shkencore; me aftësi të mira komunikimi në auditor; si dhe me botime shkencore, monografi apo tekste universitare.
Dokumentacioni i aplikimit: Kërkesë për aplikim dhe letër interesi; CV; Dokument Identifikimi; Fotokopje të diplomave, listave të notave, gradave/titujve akademikë; Dëshmi të gjuhëve të huaja; Kopje të kualifikimeve; Librezë pune; Vërtetim të përvojës akademike/profesionale; Listën e botimeve shkencore dhe vërtetime që provojnë përmbushjen e kërkesave.
Afati dhe dorëzimi: Dokumentacioni mund të dorëzohet fizikisht pranë Zyrës së Burimeve Njerëzore, me postë ose përmes adresës elektronike [email protected] brenda datës 11 Korrik 2026.