📢Thirrje e parë për Pjesëmarrje në Konferencën e XI-të Ndërkombëtare Shkencore KUB 2025 me Temën: “INOVACIONI, TEKNOLOGJIA DHE BIZNESI I GJELBËRT”
🔹 Kolegji Universitar i Biznesit ka kënaqësinë të njoftojë shpalljen e Konferencës së XI-të Ndërkombëtare Shkencore, e cila do të mbahet më datë 🗓 05 Qershor 2025 në mjediset e Kolegjit Universitar te Biznesit.
😍 Në epokën e transformimeve të shpejta teknologjike dhe sfidave mjedisore, inovacioni dhe teknologjia luajnë një rol kyç në zhvillimin e një ekonomie të qëndrueshme dhe të gjelbër.
📌 Kjo Konferencë synon të krijojë një platformë akademike dhe profesionale për të diskutuar mbi ndikimin e inovacionit dhe teknologjisë në tranzicionin drejt modeleve të qëndrueshme të biznesit.
✔️ Ne ftojmë të gjithë studiuesit, politikëbërësit dhe profesionistët të kontribuojnë me punime dhe ide që ndihmojnë në ndërtimin e një të ardhmeje më të gjelbër dhe më të qëndrueshme për brezat e ardhshëm.
▶️ Për çdo pyetje ju lutemi kontaktoni në adresën e-mail: 📧[email protected].
📍 Kolegji Universitar i Biznesit organizon këtë event në fushën e Kërkimit Shkencor në bashkëpunim me partnerët tanë, Institucione të Arsimit të Lartë nga vendet e Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor si: Kroacia 🇭🇷, Slovenia 🇸🇰, Polonia 🇵🇱, Maqedonia e Veriut 🇲🇰, Kosova 🇽🇰
😊Mirëpresim pjesëmarrjen tuaj me kontribut shkencor me qëllim arritjen e objektivave tuaja dhe të konferencës.