EN/AL

Thirrje aplikimi për bursa Erasmus + për studentët pranë Zagreb School of Business, Kroaci

Facebook
Twitter
LinkedIn

Lajmet më të fundit

Kërko postime

Kërkimi i postimeve do të funksionojë vetëm kur ju të vendosni minimalisht 5 karaktere për rezultatin që keni kërkuar.

Kategoritë

Në kuadër të programit Erasmus+, komponenti International Credit Mobility, i nënshkruar mes Zagreb School of Business, Kroaci dhe Kolegjit Universitar të Biznesit për periudhën 2019-2022, hapet thirrja për aplikime të studentëve të nivelit bachelor në Fakultetin e Ekonomisë për semestrin e dytë, viti akademik 2021-2022, si më poshtë vijon:

–  1 studentë për vitin akademik 2021-2022;

Kriteret për aplikim:

Studentët duhet të kenë:

    • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, niveli B2;
    • Performancë të mirë akademike;
  • Vërtetimin e njohjes së gjuhës angleze ose të gjuhës së vendit pritës
    • (p.sh. një certifikatë e përfundimit të provimeve në programin e studimit, certifikatë
    • mature kurs i përfunduar i gjuhës, dokument tjetër publikisht i vlefshëm për aftësinë
    • në një gjuhë të caktuar.
  • Një letër motivimi me argumentim për studime jashtë vendit, si do të
    • kontribuojë lëvizshmëria në përparimin e tij/saj akademik,).
  • Cv në gjuhën angleze
  • Vërtetim me listë notash
  • Dëshirë dhe vullnet për të përfituar nga ky program studimi.

 

Kush mund të aplikojë:

Studentët që janë duke ndjekur Programin Bachelor në Ekonomi pranë Fakultetit të Ekonomisë KUB.

Mundësitë e realizimit të bursës studimore është Semestri Pranverës 2021 – 2022 sipas një Programi të skeduluar nga Zagreb School of Business në Kroaci.

Procesit mësimor (leksionet) do të zhvillohet gjatë periudhës: Fund Janari – Fund Maji 2022

Një Transkript i lëndëve të ndjekura do të lëshohet jo më vonë se 4-5 javë pasi të ketë mbaruar periudha e vlerësimit.

Personi i kontaktit të studentëve do të jetë Koordinatorja e Programit Erasmus + për studentët pritës në Universitet do të jetë: Znj. Katarina Aškerc Zadravec, me adrese e-mail: [email protected]

Kriteret e përzgjedhjes: (sipas rëndësisë)

  • Vlerësimi i letrës motivuese (në bazë të letrës motivuese, kandidati mund të marrë deri në 2 pikë),
  • Data e dorëzimit të aplikimit (kandidati mund të marrë deri në 1 pikë),
  • Nota mesatare e studimit (kandidati mund të marrë deri në 1 pikë),
  • Vërtetimin e njohjes së gjuhëve të huaja.
  • Studenti mund të ftohet edhe për intervistë. Në rastin e intervistës, kandidati mund të marrë deri në 2 pikë.

Dokumentet e nevojshme në këtë fazë të parë të shprehjes së interesit për aplikim janë:

  • Formular aplikimi
  • Letër motivimi
  • Vërtetim me listë notash
  • Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: sipas marrëveshjes së zhvilluar midis Zagreb School of Business dhe Kolegjit Universitar te Biznesit.

Në vëmendjen tuaj:

  • Për përzgjedhjen e studentëve zbatohet Rregullorja për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus + KA107 International Credit Mobility.
  • Formulari i Aplikimit për shprehje interesi duhet të dorëzohet në adresën e e-mail: [email protected]– Koordinatore Institucionale për Programin Erasmus + ICM  pranë KUB.
  • Dokumentacioni të dorëzohet deri më datën 29/01/2022
  • Kandidatët fitues do të njoftohen në adresën e tyre të email-it.

KUJDES:Studenti duhet të zgjedh ato lëndë në universitetin pritës, të cilat do ti frekuentonte në KUB gjatë semestrit që do të kryhet mobiliteti. Studentët që aplikojnë për mobilitet, marrin përsipër pjesën e krediteve të pazgjedhura për shkak të ndryshimeve në programet e studimit ndërmjet KUB dhe universitetit pritës.

Për të kryer procesin e regjistrimit, ju lutemi shkarkoni dhe plotësoni

Kolegji Universitar i Biznesit ju uroj Suksese!

NA NDIQNI

© Kolegji Universitar I Biznesit        |

Crafted By  © Suli

Albanian      English

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.