✅ Në kuadër të ndërkombëtarizimit, Memorandumi midis WEBSTER UNIVERSITY dhe KOLEGJIT UNIVERSITAR TË BIZNESIT për “Dual Diploma” 🎓pas një periudhe pune intense të shkëmbimit të “know how”, të studimit dhe njohjes të kurrikulave tona në programin e studimit rezultoi me shumë sukses.
▶️Padyshim që kjo marrëveshje është mundësi unike dhe e vetme, shumë e çmuar për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Shqipëri dhe jashtë saj, që kërkojnë një studim cilësor dhe një diplomë ndërkombëtare. Këtë mund ta arrijnë përmes studimeve në Kolegjin Universitar të Biznesit që i jep mundësi çdo studneti të KUB & Webster University një mundësi punësimi me këto Diploma si në Shqipëri dhe në të gjithë botën!
📌 Alumni i Kub ka ngjallur interes të madh që synon të zgjerojë bashkepunimet me universitete jo vetëm në drejtim ndërkombëtarizimi kurrikula dhe programe studimi por edhe për tu ofruar një mundësi më shumë studentëve aktualë dhe të diplomuar ndër vite të bëhen pjesë e këtyre mundësive.
😊 Për këtë arsye ftojmë sot Alumnin e KUB, bashkëpunëtorët, ish-studentët, studentët, stafin akademik dhe atë administrativ të na bashkohen në një leksion të hapur që do të zjvillohet pranë 📍Kinema Maks Velo, Laprakë në orën ⏱11:30