NJOFTIM
PËR VENDE VAKANTE PUNE PËR PERSONEL AKADEMIK
Kolegji Universitar i Biznesit shpallë njoftimin për vende të lira pune për personel akademik pranë Fakultetit të Ekonomisë dhe Fakultetit të Drejtësisë
Kriteret e përgjithshme të kandidatëve për aplikim janë:
- Të zotërojë gradën “Doktor” në fushat e kërkuara/ose të jetë në vitin e fundit të mbrojtjes së doktoraturës;
- Të ketë përvojë mësimdhënie më shumë se dy vite;
- Të njohë dhe të ketë të mbrojtur një gjuhë të huaj (preferohet gjuha angleze);
- Aftësi menaxheriale;
- Aftësi komunikimi;
- Aftësi dhe dëshirë për punë në grup;
Shënim: Përparësi kanë kandidatët që kanë studiuar jashtë vendit.
Dokumentet e nevojshme për aplikim janë:
- Curriculum Vitae;
- Fotokopje e noterizuar e diplomës universitare (Bachelor, Master, PhD);
Shënim: Në rast studimesh jashtë kërkohet dhe dëshmi njëhësimi nga MASR; - Fotokopje e noterizuar e listës së notave;
- Fotokopje e kartës së identitetit;
- Dëshmi e gjuhës së huaj;
- Listë botimesh/projektesh;
- Librezë pune ose dokument që vërteton përvojën në punë.
Procedura e aplikimit:
Dokumentacioni i plotë i aplikimit duhet të dërgohet në mënyrë elektronike brenda datës 15.09.2020 pranë Zyrës së Burimeve Njerëzore në adresën e e-mailit: [email protected]
Përveç konkurrimit me dosje kandidatët do t’i nënshtrohen një interviste në Rektorat.
Për vazhdimin e kësaj procedure do të njoftohen vetëm kandidatët e përfshirë gjatë procesit të përzgjedhjes!