Bazuar në urdhërin nr. 32, datë 05.05.2020 “PËR MIRATIMIN E PERIUDHËS SË APLIKIMEVEME FORMULARËT A1/A1Z PËR MSH”, ju informojmë se plotësimi i formularit A1Z do të kryhet nga datat 19-24 Maj 2020
Kandidatët që duhet të plotësojnë këtë formular janë:
1. Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 2020;
2. Kandidatët që kanë detyrim për të dhënë një ose disa provime të maturës;
3. Kandidatët që kanë kryer shkollën e mesme jashtë Shqipërisë dhe kanë kryer njësimin e diplomës.
Kujdes!
Pa plotësimin e këtij formulari ju nuk mund të kryeni dot aplikimin për studimet e larta në asnjë institucion të arsimit të lartë.
