Në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit është depozituar nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme iniciativa e lançuar nga NATO ACT “Sfida studentore e NATO-s – Ballkani Perëndimor”.
Kjo iniciativë ka për qëllim të inkurajojë studentët të njihen me rolin e NATO-s dhe sfidat strategjike në rajon. Konkursi fton studentët nga rajoni i Ballkanit Perëndimor që t’i përgjigjen pyetjes:
“Sipas mendimit tuaj, cilat janë sfidat më të rëndësishme të sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe si duhet t’i trajtojnë NATO-ja, aleatët dhe partnerët?”
Studentët e kualifikuar duhet të dorëzojnë një video tre-minutëshe përmes platformës “Award Force”. Afati i fundit për dorëzimet është 6 Tetor 2024.
Linku për dorëzimin e videos: https://natoact.awardsplatform.com/
Tre kandidatët më të mirë do të ftohen në Sarajevë më 22-24 Tetor, ku do të kenë mundësinë t’i paraqesin idetë e tyre Zyrtarëve të Lartë të NATO-s.