Leksion i hapur me përfaqësuese të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA)

Facebook
Twitter
LinkedIn

Lajmet më të fundit

Kërko postime

Kërkimi i postimeve do të funksionojë vetëm kur ju të vendosni minimalisht 5 karaktere për rezultatin që keni kërkuar.

Kategoritë

Në vijim të bashkëpunimit institucional, Kolegji Universitar i Biznesit (KUB) do të zhvillojë një takim dhe leksion të hapur me përfaqësuese të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA).

📅 Data: 10 Mars 2026
⏰ Ora: 12:00
📍 Vendi: Salla 401, KUB

Të ftuara në këtë aktivitet do të jenë:
🔹 Gertiola Çepani – Drejtoreshë e Shërbimeve të Tregut të Punës
🔹 Suada Hawa – Përgjegjëse e Sektorit të Shërbimeve të Punësimit

Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA) është institucioni publik përgjegjës për politikat e punësimit, ndërmjetësimin në tregun e punës dhe zhvillimin e aftësive profesionale në Shqipëri. Përmes programeve të saj, AKPA ofron mundësi punësimi, kurse formimi profesional dhe iniciativa për nxitjen e punësimit të të rinjve dhe profesionistëve. Bashkëpunimi me institucionet e arsimit të lartë synon të afrojë studentët me tregun real të punës dhe të zhvillojë aftësi që i përgjigjen nevojave të ekonomisë.

Në këtë leksion pritet të marrin pjesë stafi akademik i KUB, përfaqësues të Këshillit Studentor dhe senatorë studentë, ndërsa leksioni i hapur është i mirëpritur për të gjithë studentët e interesuar. 🎓

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.