Kolegji Universitar i Biznesit organizon Konferencën e VII-të Ndërkombëtare me titull:
“FOKUSIMI NË TË ARDHMEN – DUKE U PËRBALLUR SËBASHKU ME BOTËN POST COVID – 19″!
nëpërmjet kontributit të të tre njësive kryesore të tij: Fakultetit të Ekonomisë, Fakultetit të Drejtësisë dhe Kolegjit të Studimeve të Larta Profesionale. Ky event vjen këtë vit si një nga format e shprehjes së bashkëpunimit mes palëve nëpërmjet zhvillimit të Kërkimit Shkencor në fusha shumëdisiplinare si: ekonomia, drejtësia, arsimimi, shkencat sociale-politike dhe studimet profesionale.
Partnerët mbështëtës në organizimin dhe mbajtjen e Konferenës së VII-të Ndërkombëtare të KUB-it janë:
- Instituti për Studime dhe Aplikime në Biznes – ISAB – Tiranë, Shqipëri;
- EUROPEAN INSTITUTE of Management, Law and Diplomacy – Maqedoni e Veriut;
- Ljubljana School of Business- VSPV – Slloveni;
- S.Skovorda Kharkiv National Pedagogical University – Ukrainë;
- Higher School of Insurance and Finance – VUZF – Bullgari;
- Baltic International Academy – Latvian Republic;
- Andrei Saguna University – Romania
- Kolegji Universitar “Canadian Institute of Technology”- Tiranë, Shqipëri.
- Higher school of Finance, Business and Entrepreneurship (VUZF University) – Bullgari
Të gjitha punimet pjesëmarrëse në Konferencë do të publikohen në numrin e rradhës të Book of Proceedings të indeksuara me ISBN si dhe punimet më të mira të vlerësuara nga Bordi Shkencor do të publikohen në numrin e rradhës së Revistës Periodike “Scientific Journal of Professional Studies (SJPS)” me ISSN 2520-0933 (online) dhe ISSN 2412-5865 (Print).
Gjuha zyrtare e Konferencës do të jetë Anglisht dhe Shqip.
Konferenca do të mbahet online më datë 18 Qershor 2021. Stafi i KUB do të jetë pjesëmarrës në sallën e Konferencave të Godinës B pranë Kampusit të Kolegjit Universitar të Biznesit.
Për më shumë informacion, klikoni KËTU
📍 Adresa: Pranë ish-sheshit “Shqiponja”, Rr. Vangjel Noti, nr. 25, Laprakë, Tiranë.
☎️ 04 24 54 893
📱 069 88 99 999
📧 [email protected]
🌐 www.kub.edu.al