📢Thirrje e parë për Pjesëmarrje në Konferencën e X-të Ndërkombëtare Shkencore KUB 2024 me Temën: “KËRKIMI SHKENCOR NË FUNKSION TË KOMUNITETIT, TERRITORIT, DHE INOVACIONIT”
🔹 Kolegji Universitar i Biznesit ka kënaqësinë të njoftojë shpalljen e Konferencës së X-të Ndërkombëtare Shkencore, e cila do të mbahet më datë 🗓 21 Qershor 2024 në mjediset e Kolegjit Universitar te Biznesit.
😍 Konferenca këtë vit ka si objektiv të arrije dhe të ndajë njohuritë në fushën e kërkimit shkencor dhe te aplikuar në përfitim të komunitetit, territorit dhe inovacionit.
✔️ Ftojmë të gjithë kërkuesit shkencorë, akademikë, doktorantët dhe studentët si bashkëautorë të bëhen pjesë për të prezantuar dhe diskutuar punimet dhe gjetjet e tyre për tu bërë pjesë e debatit dhe diskursit shkencor.
▶️ Për çdo pyetje ose nevojë për informacion shtesë, ju lutemi kontaktoni në adresën e-mail: 📧[email protected].
📍 Ju ftojmë të jeni pjesë e këtij evenimenti shkencor mjaft të rëndësishëm të Institucionit tonë, si dhe të zgjeroni rrjetin tuaj profesional.
😊Mirëpresim pjesëmarrjen tuaj me kontribut shkencor me qëllim arritjen e objektivave tuaja dhe të konferencës.