Gjatë muajit Janar do të finalizohet procesi i pajisjes së studentëve me kartën e studentit. Karta e studentit do t’iu ofrojë atyre një gamë të gjerë shërbimesh në sektorin publik dhe privat. Pritet që një numër i lartë studentësh të Kolegjit Universitar të Biznesit të pajisen me këto karta.
Ky mjet do ti ndihmojë ata për të aksesuar më tepër facilitate e gjithashtu për ti përfituar me kosto më të ulët. Shumë shpejt do të infomoheni për procedurën dhe do të njiheni me personat përgjegjës për procesin e pajisjes me karta.