28 Janar, Dita Ndërkombëtare e Mbrojtjes së të Dhënave Personale

Facebook
Twitter
LinkedIn

Lajmet më të fundit

Kërko postime

Kërkimi i postimeve do të funksionojë vetëm kur ju të vendosni minimalisht 5 karaktere për rezultatin që keni kërkuar.

Kategoritë

📅 Më 28 Janar
⏰ Ora 11:00
📍 Kinema Maks Velo, Tiranë

📌 Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Mbrojtjes së të Dhënave Personale, do të organizohet një takim informues dhe ndërgjegjësues në bashkëpunim me Zyrën e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

🔘Pjesë e këtij takimi do të jetë Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Besnik Dervishi, si dhe përfaqësues të këtij institucioni, të cilët do të ndajnë informacione të rëndësishme mbi kuadrin ligjor, rolin e institucionit dhe sfidat aktuale në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale.

🔹Aktiviteti do të zhvillohet me pjesëmarrjen e studentëve dhe stafit akademik të KUB, duke synuar rritjen e ndërgjegjësimit dhe njohurive mbi privatësinë, sigurinë e informacionit dhe mbrojtjen e të dhënave personale në epokën digjitale.

🔐 Një mundësi e vlefshme për diskutim, informim dhe reflektim mbi rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave personale në jetën akademike dhe përditshme.

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.