Që nga viti 1999 kur UNESCO kishte shpallur 21 Shkurtin si ditën ndërkombëtare të gjuhës amtare, çdo vit gjithandej nëpër botë organizohen manifestime kombëtare e ndërkombëtare, me qëllim të ruajtjes dhe promovimit të gjuhëve amtare. Në vitin 2007 e njëjta ditë është pranuar nga Asamblea e Kombeve të Bashkuara.
Data 21 shkurt është caktuar për të përkujtuar ditën (1952) e vrasjes së të disa studentëve të Univesitetit Dhaka me origjinë Bengali, të cilët qenë vrarë nga policët Pakistanez derisa protestonin për të drejtën e gjuhës së tyre bengaleze.
Gjuha është pjesë e pandashme e identitetit të një populli. Me anë të gjuhës shprehet shpirti dhe kultura e një populli. Gjuha e një porpulli, zhvillimi, e folura në jetën e përditshme, dashuria dhe promovimi ndaj saj tregon në fakt, kulturën që mbretëron brenda pjesëtarëve të atij populli dhe të asaj shoqërie.
- September 22, 2023
- Erandi Suli