KAMPIONËT RIERDHËN NË FRON
AJO QË SYNOHET ARRIHET PËR KUB
Midis më të mirëve, djemtë e Kolegjit Universitar të Biznesit shpallen për herë të dytë kampionë të një kompeticioni sportiv madhor si FINALET E KAMPIONATEVE KOMBËTARE UNIVERSITARE 2023 Në këtë rrugëtim ajo doli në pah patjetër që ishte fryma e grupit dhe shpirti i skuadrës për të arritur majën midis Universiteteve me të mira të tjera pjesëmarrëse si Universiteti i Mjekësisë, Universiteti Bujqësor, Universiteti Fan Noli (Korçë), Universiteti Aleksandër Xhuvani (Elbasan), Universiteti Zoja e Këshillit të Mirë, Universiteti Barleti, Universiteti Europian i Tiranës, Universiteti Eqerem Çabej, Universiteti Polis, Universiteti Canadez, Kolegji Universitar Qiriazi.
Falenderim i veçantë i shkon djemëve/ studentëve tanë që përfaqësuan denjësisht Kolegjin Universitar të Biznesit.
Së pari me lojtarin më të mirë të shpallur të kompeticionit kapitenit tonë Endrit Kaca, Klevis Malaj, Alban Shiba, Blendi Gocka, Klodjan Shehi, Nilsen Gjinaj, Insan Murati, Albano Doka dhe Redi Peqini.
Djemtë triumfuan në finale me Universitetin Bujqësor të Tiranës me rezultatin 8-3.
Momente magjike u shoqëruan më tej në kurorëzimin e medaljeve dhe ceremonisë së dhënies së trofeut
Urime dhe suksese Kampionëve të këtij viti në kompeticione të tjera
Evenimente më të mëdha na presin!!
UniEuroLiga!!!
Behu anetar i komunitetit te KUB, gjithmone do te jesh kampion!!! #GoKUBKampion2023!