Search
Close this search box.

Thirrje për punime

KONFERENCA E X-të NDËRKOMBËTARE SHKENCORE

KËRKIMI SHKENCOR NË FUNKSION TË KOMUNITETIT, TERRITORIT, DHE INOVACIONIT

Organizuar nga:
KOLEGJI UNIVERSITAR I BIZNESIT

Me mbështetjen e partnerëve :

Qëllimi i Konferencës

Kolegji Universitar i Biznesit organizon Konferencën e X-të Ndërkombëtare me titull:
“KËRKIMI SHKENCOR NË FUNKSION TË KOMUNITETIT, TERRITORIT, DHE INOVACIONIT”!
nëpërmjet kontributit të të tre njësive kryesore të tij: Fakultetit të Ekonomisë, Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkencave
Politike dhe Kolegjit të Studimeve të Larta Profesionale.
Bashkëpunimi midis fakulteteve thekson përkushtimin e institucionit për të promovuar një qasje ndërdisiplinore në
adresimin e çështjeve të rëndësishme shoqërore. Ky event vjen këtë vit për të eksploruar ndërveprimin dinamik midis
kërkimit shkencor, aplikimit në komunitet dhe territor, inovacionit, duke nxitur dialogun ndërdisiplinor dhe përpjekjet
bashkëpunuese për të adresuar sfidat globale dhe për të maksimizuar ndikimin shoqëror.
Nëpërmjet diskutimeve të hollësishme, ndarjes së praktikave më të mira dhe krijimit të partneriteteve kuptimplotë, ky
event kërkon të frymëzojë strategji vepruese që shfrytëzojnë fuqinë kolektive të kërkimit, angazhimit të komunitetit dhe
inovacionit për të adresuar nevojat urgjente të shoqërisë dhe për të promovuar përparim të qëndrueshëm në një nivel local
dhe atë rajonal.
Partnerët mbështëtës në organizimin dhe mbajtjen e Konferenës së X-të Ndërkombëtare të KUB-it janë:
1. Instituti për Studime dhe Aplikime për Biznes (ISAB), Shqipëri
2. Shkolla e Biznesit e Lubjanës (VSPV), Slloveni
3. Shkolla e Biznesit e Zagrebit (PVZG), Kroaci
4. Universiteti Nderkombëtar Strugë (IUST), Maqedoni e Veriut
5. Universiteti i Krajovës, Rumani
6. CO-HOST, Erasmus +
Të gjitha punimet pjesëmarrëse në Konferencë do të publikohen në numrin e rradhës të Book of Proceedings të indeksuara
me ISBN si dhe punimet më të mira të vlerësuara nga Bordi Shkencor do të publikohen në numrin e rradhës së Revistës
Periodike “Scientific Journal of Professional Studies (SJPS)” me ISBN dhe ISSN.
Gjuha zyrtare e Konferencës do të jetë Anglisht dhe Shqip.
Konferenca do të mbahet online më datë 21 Qershor 2024. Stafi i KUB do të jetë pjesëmarrës në sallën e Konferencave
pranë ambjenteve të Kolegjit Universitar të Biznesit.

Fushat e Konferencës

Me qëllim organizimin sa më të mirë të zhvillimit të sesioneve plenare në formë paralele, do të orientojmë ndarjen e punimeve prezantuese në këtë konferencë sipas fushave të mëposhtme:

Arsimim

Drejtësi

Turizëm

Studime Profesionale Teknike

Mjedis dhe Zhvillimi i Qendrueshëm

Shkenca Kompjuterike, Teknologji Informacioni

Ekonomi, Financë dhe Kontabilitet, Menaxhim, Marketing

Pikat e mëposhtme do të shërbejnë si tema orientuese të punimeve në Konferencë por nuk janë limituese

Arsimim

  • Misioni, roli dhe kontributi i arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor në qeverisjen e një vendi;
  • Trendet në hulumtimet akademike dhe praktike;
  • Roli i komunitetit dhe impakti në shoqëri
  • Perspektivat e zhvillimit, intensiteti i lëvizjes së studentëve dhe profesionistëve, drejt perëndimit dhe anasjelltas, një eksperiencë dhe indicator i fuqishëm për përshtatjen e programeve të studimit.
  • Reforma në Arsim;

Drejtësi

  • Ndërhyrja e gjeopolitikës rajonale mbi parametrat demokratikë
  • Sfidat aktuale të sistemit gjyqësor në Shqipëri
  • Roli i sistemit gjyqësor gjatë periudhës së tranzicionit
  • Perspektiva e shkencave juridike dhe politike në këtë trend zhvillimi.
  • Të drejtat ligjore dhe financiare;
  • Juridiksioni i zhvillimit të një vendi dhe indikacioni i vendeve të zhvilluara në të.
  • Perceptimi ekonomik i zhvillimit, domosdoshmëri për bazën teorike të zhvillimit.

Turizëm

  • Zhvillimi i Qëndrueshëm i Turizmit:
  • Iniciativat e turizmit të bazuara në komunitet:
  • Menaxhimi dhe planifikimi i destinacionit:
  • Ndikimi i turizmit në ekonomitë lokale rajonale, punësimi dhe zhvillimi i infrastrukturës

Studime Profesionale Teknike në Profilet Mekanikë, Elekrike, Kompjuterike dhe më gjerë

  • Energjia e Ripërtëritshme;
  • Automatizimi i Procesit Robotik;
  • Inxhinieri Elektrike dhe Elektronike;
  • Edukimi dhe Teknologjia e Informacionit;
  • Inteligjenca Artificiale dhe Impakti në fushën e mësimdhënies ;
  • Infrastruktura mësimore, bazë për vijimësi dhe zhvillim.

Ekonomike në profilet Financë – Bankë , Kontabilitet, Menaxhim, Marketing,

  1. Digjitalizimi në funksion të rritjes ekonomike dhe krijimit të bizneseve të reja
  2. Korrupsioni dhe lidhja e tij me zhvillimin ekonomik
  3. Sipermarrja dhe Inovacioni
  4. Ekosistemi mbështetës për startup-et
  5. Sistemet e Informacionit të Biznesit
  6. E-Commerce
  7. Roli i Dixhitalizimit mbi arsimin.
  8. Qëndrueshmëria Globale;
  9. Sfidat dhe mundësitë e arritjes së Synimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm;

Paraqitja e punimeve dhe diskutimeve

Konferenca do të zhvillohet në seancë plenare dhe në panele të veçanta. Secili pjesëmarrës kanë në dispozicion 15-20 minuta për të paraqitur çështjet dhe përfundimet e tyre. Pjesëmarrësit (autorët) duhet t’i paraqesin vetë punimet e tyre gjatë sesioneve të paneleve.
Për pyetje ose informacione lidhur me konferencën lutemi të kontaktoni në adresën më poshtë

Udhëzime për abstraktet e autorëve

Abstrakti nuk duhet të ketë më shumë se 200-250 fjalë dhe të tregojë qartë qëllimin, metodologjinë dhe përfundimet e punimit. Autorët mund të tregojnë çeshtjen e konferences në të cilën kanë punimin dhe të japin 4-5 fjalë kyçe. Jeni të lutur të jepni emrin, titullin ose gradën, adresën e plotë, përkatësinë dhe çështjen e konferencës. Abstraktet duhet të dërgohen me e-mail në adresën më poshtë

Data të rëndësishme

  • 22 Maj 2024

    Afati i fundit për dorëzimin e abstrakteve

  • 29 Maj 2024

    Afati i njoftimit për pranimin e abstrakteve

  • 05 Qershor 2024

    Afati i fundit i dërgimit të punimit të plota

  • 05 Qershor 2024

    Afati i fundit për kryerjen e pagesës dhe dërgimin e mandatit

  • 21 Qershor 2024

    Dita e konferences

Guida për dokumentat

Guidelines for Abstracts

Guidelines for Journal

Komiteti Organizativ

Nr
Titulli
Emrër, mbiemër
Roli në komitet
1
Dr.
Ardi Bezo
Kryetar
2
Dr.
Ismet Voka
Anëtar
3
Dr.
Ariet Malaj
Anëtar
4
Dr.
Matilda Meta
Anëtar
5
Dr.
Andi Mehmeti
Anëtar
6
Dr.(c)
Eni Danaj
Anëtar
7
Dr.(c)
Erjola Shehu
Anëtar

Komiteti Shkencor

No.NamePosition/InstitutionLocationRole
1Prof. Dr. Ylber BEZORektor, Kolegji Universitar i BiznesitTiranëKryetar
2Prof. Dr. Leandro HAXHIDekan, Kolegji Universitar i BiznesitTiranëAnëtar
3Prof. As. Dr. Simon GEGADrejtues i Kolegjit të Studimeve të Lartë Profesionale, UCBTiranëAnëtar
4Dr. Ardi BEZODrejtor Ekzekutiv i UCBTiranëAnëtar
5Prof. As. Dr. Edit BREGUDekan, Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkencave Politike, Kolegji Universitar i BiznesitTiranëAnëtar
6Prof. Asoc, Shpëtim CamiSekretar i Përgjithshëm, Kolegji Universitar i BiznesitTiranëAnëtar
7Dr. Matilda Gjoni (Meta)Prodekane, Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkencave Politike, UCBTiranëAnëtare
8Dr. Jaup ZENUNIKolegji i Studimeve të Lartë Profesionale, UCBTiranëAnëtar
9Prof. As. Rezar DIBRAKolegji Universitar i Biznesit, TiranëTiranëAnëtar
10Dr. Milena FORNAZARIČShkolla e Biznesit në LubjanëSlloveniAnëtare
11Dr. Lidija WEISShkolla e Biznesit në LubjanëSlloveniAnëtare
12Dr. Ivan TOROŠShkolla e Biznesit në LubjanëSlloveniAnëtar
13Dr. Katarina Aškerc ZADRAVECShkolla e Biznesit në LubjanëSlloveniAnëtare
14Dr. Grmuša TANJAShkolla e Biznesit në ZagrebKroaciAnëtare
15Neven ŠIPIĆShkolla e Biznesit në ZagrebKroaciAnëtar
16Dr. Andi MEHMETIKolegji Universitar i BiznesitTiranëAnëtar
17Dr. Mira ANDONIKolegji Universitar i BiznesitTiranëAnëtar
18Prof. Dr. Ingrid SHULIFakulteti i Ekonomisë, Universiteti i TiranësTiranëAnëtar
19Prof. As. Dr. Fran BRAHIMIMinistria e FinancaveTiranëAnëtar
20Prof. As. Dr. Kujtim DULEFakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i TiranësTiranëAnëtar
21Prof. Dr. Flutura KALEMIUniversiteti Bujqësor i TiranësTiranëAnëtar
22Prof. As. Dr. Kujtim KAPLLANIKolegji Universitar i BiznesitTiranëAnëtar
23Prof. Dr. Myslym OSMANIUniversiteti Bujqësor i TiranësTiranëAnëtar
24Prof. Dr. Vjollca BAKIUFakulteti Ekonomik, Universiteti i TiranësTiranëAnëtare
25Prof. As. Dr. Ina PAGRIAUniversiteti Bujqësor i TiranësTiranëAnëtar
26Prof. Dr. Remzi KECOUniversiteti Bujqësor i TiranësTiranëAnëtar
27Dr. Lorena BEZO (BALILI)Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i TiranësTiranëAnëtar
28Dr. Irsida DINOSHIFakulteti Ekonomik, UCBTiranëAnëtare
29Dr. Elsa HAXHAFakulteti i Drejtësisë dhe Shkencave Politike, Kolegji Universitar i BiznesitTiranëAnëtar
30Dr. Ariet MALAJKolegji Universitar i Biznesit, TiranëTiranëAnëtar
31Dr. Enis FITAFakulteti Ekonomik, Kolegji Universitar i BiznesitTiranëAnëtar
32Prof. Univ. Dr. Andra SECELEANUProrektor i Universitetit Andrei SagunaRumaniAnëtar
33Prof. Univ. Dr. Aurel PAPARIPresident i Universitetit Andrei SagunaRumaniAnëtar
34Dr. oec., Prof. Stanislav BUKABaltic International AcademyLituaniAnëtar
35Dr. psik., Prof. Irina PLOTKAAkademia Ndërkombëtare BaltikeLituaniAnëtare
36Dr. iur., Prof. As. Tatyana YURKEVICHAkademia Ndërkombëtare BaltikeLituaniAnëtar
37Dr. Ismail ALIUMinistria e Arsimit dhe Shkencës e Maqedonisë së VeriutMaqedoni e VeriutAnëtar
38Dr. Vaida BARTKUTĖDekane e Fakultetit të Biznesit dhe Teknologjive, Universiteti I Shkencave tëLituaniAnëtare
39Prof. Dr. Virginia ZHELYAZKOVAProrektore për Arsim dhe Menaxhim cilësor, VUZFBullgariAnëtare
40Asoc. Prof. Dr. Krassimit TODROVDekan i Programit Akademik, VUZFBullgariAnëtar
41Asoc. Prof. Dr. Radostin VAZOVProrektor për Projekte Evropiane dhe Edukim në Vazhdim, VUZFBullgariAnëtar
42Prof. Univ. Dr. Nicu PANEAZv Rektor për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Imazh Akademik,RumaniAnëtar
43Prof. Univ. Dr. Viorel GAINAFakulteti i Drejtësisë, Universiteti i KrajovësRumaniAnëtar
44Bledar ILIA, PhDQendra e Trajnimit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, Ministria e DrejtësisëShqipëriAnëtar

Tarifat dhe detaje të tjera

Konferenca është falas vetëm për punimet e paraqitura nga anëtarët e institucionit organizues dhe partnerët bashkëpunëtorë.

  • 50 EUR për regjistrim të hershëm për të marrë pjesë në konferencë deri më ose para datës 5 Maj 2024.
  • 50 EUR për studentët doktorantë dhe prezantimet virtuale (sesionet elektronike).
  • 70 EUR për pjesëmarrësit e tjerë në konference me punim individual/bashkëautorësi .

Tarifa përfshin Çertifikatën e pjesëmarrjes (online), një kopje të librit të Book of Proceedings (online), një kopje të Revistës Ndërkombëtare Shkencore (ISSN online).

Kontaktet dhe detajet e pagesës

Për pyetje ose informacione lidhur me konferencën lutemi të kontaktoni në adresën më poshtë

Tarifa e Konferencës duhet të transferohet në llogarinë e mëposhtme bankare:

Mbajtësi i llogarisë bankare Kolegji Universitar i Biznesit

IBAN:  AL38202110680000000000782125 (ALL) – për veprimet ne LEKE
IBAN:  AL85202110680000000001782125 (EURO) – për veprimet ne EURO

Vendi i zhvillimit të konferencës

Vendi i zhvillimit të konferencës

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.