EN/AL

Konferenca III Ndërkombëtare Shkencore

Kryefaqja » Lajme » Konferenca Shkencore » Konferenca Ndërkombëtare » Konferenca III Ndërkombëtare Shkencore
Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn

KONFERENCAT E FUNDIT

Search Posts

Kerkimi i postimeve do te funksionoje vetem kur ju te vendosni minimalja 5 karaktere per rezultatin qe keni kerkuar.

Ditën  e shtunë, datë 25 prill 2015, Akademia Profesionale e Biznesit zhvilloi Konferencën e III Ndërkombëtare Shkencore “Sustainable Development and Life Quality Improve in Albania toward EU Integration process”. Qëllimi kryesor i konferencës ishte jo vetëm krijimi dhe sigurimi i një qasje akademike dhe profesionale por dhe nxitja e diskutimit mbi zhvillimet më të rëndësishme të sotme me fokus në ekonomi dhe drejtësi mbi zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e cilësisë së jetës, si dhe të krijimit të një rrjeti të qëndrueshëm komunikimi ndërmjet akademikëve, profesionistëve dhe sipërmarrjes.

Në këtë konferencë na nderuan me pjesëmarrjen e tyre të ftuar të shumtë special, duke filluar nga Zv. Ministria e Arsimit dhe Sportit, Znj. Nora MALAJ, partnerët tanë akademik nga Britania e Madhe MA (hons). Andi ZDAN-MICHAJLOWICZ, nga Universiteti i Sofies – Bullgari Prof. Dr Svetoslav ZANEV, nga Universiteti i Sienës – Itali, Prof. Dr. Andrea RAGUSA, nga Universiteti i Bolonjës – Itali, Dr-ssa Manuela MALUCELLI, nga Universiteti i Kievit – Ukrainë, Prof. Dr. Natalia Kalashnyk, përfaqësues nga Business Albania, TITAN Grup si dhe përfaqësues të lartë dhe pedagogë nga universitetet në vend, përfaqësues nga ambasadat e  akredituara në Tiranë, si dhe nga institucione dhe ente të administratës publike dhe private.

Në seancën plenare të konferencës e cila u mbajt në Muzeun Historik Kombëtar, përshëndetjen e punimeve e çelën me radhë:

  • Fjala e mirëseardhjes dhe e përshëndetjes – Dr. Ylber Bezo, Rektor i APB-së;
  • Fjala përshëndetëse e Znj. Nora Malaj – Zv. Ministre e Arsimit dhe Sportit;
  • Dr. Andrea Ragusa – Universiteti i Sienës, Itali;
  • Dr. Sveoslav Zanev – Universiteti i Sofies, Bullgari;
  • M(hons). Andi Zdan-Michajlowicz – CEO Chroland Association, Ltd, UK;
  • Dr. Nataliia Kalashnyk – Universiteti i Kievit, Ukrainë;
  • Koli Sinjari – Business Albania
  • Stela Pepa – Menaxhere, Titan, Antea Cement.

Në seancën plenare u mbajtën dy referate nga profesorët e huaj të ftuar në konferencë:

  1. Prof. Dr. Andrea Ragusa: “Un nuovo volo per le aquile: il patrimpnio culturale d’Altra costruzione identitaria ed oporunita economica”
  2. MA(hons). Andi Zdan-Michajlowicz: “Services quality – Important Factors for Economic Development”

Më tej në pjesën e tretë dhe përmbyllëse të kësaj seance plenare u zhvillua dhe një moment ku ndamë emocionalisht me të gjithë disa çaste festive dhe aktivitete promovuese nga jeta studentore, të tilla si: Vlerësimi me certifikatë mirënjohje studentëve të Fakultetit të Drejtësisë, të cilët u renditën në vendin e 2-të në konkursin universitar kombëtar mbi “Të Drejtën e Autorit”, në kuadër të Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale; Promovimi i librit “Manuali i Mjekësisë Ligjore” i autorit Prof. Dr. Bardhyl Çipi, një bashkëpunëtor i hershëm i rrugëtimit akademik të APB-së; Vlerësimi dhe mirënjohja për studentët tanë Flogerta Krypi dhe Orgest Shehu, për meritat e veçanta si aktivist dhe organizues projektesh rinore brenda dhe jashtë vendit dhe për talentin e tyre të spikatur letrar si botues të rinj në romane dhe poezi; Vlerësimi me certifikatë mirënjohje skuadrës përfaqësuese të APB-së, e cila arriti deri në gjysmëfinalen e Ligës Universitare të Futbollit të Sallës si dhe dhënia e  trofeut nga organizatorët  e këtij eventi për lojtarin më të mirë të kampionatit, kapitenit tonë Klodian Shehi.

Më pas , pranë mjediseve të APB-së vijuan punimet e konferencës në dy seksione përkatësisht të Fakultetit të Ekonomisë dhe atij të Drejtësisë. Në këto seksione pati referime të shumta nga profesorë  vendas dhe të huaj, të cilët vunë theksin në rëndësinë e përvojave në diskutim, modeleve të pohimit si dhe propozimeve të paraqitura lidhur me zhvillimin e qëndrueshëm  dhe përmirësimin e cilësisë së jetës përmes proceseve integruese të Ballkanit në BE.

Shënim: Bazuar në Urdhrin e Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sportit Nr. 39, datë 30.01.2018, Institucioni Akademia Profesionale e Biznesit ka ndryshuar statusin ligjor duke u shenduar në KOLEGJI UNIVERSITAR I BIZNESIT.

NA NDIQNI

© Kolegji Universitar I Biznesit        |

Crafted By  © Suli

WeCreativez WhatsApp Support
Qëndra jonë e shërbimit do tju përgjigjet në cdo moment, mjafton të na shkruani

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.