EN/AL

Konferenca II Ndërkombëtare Shkencore

Kryefaqja » Lajme » Konferenca Shkencore » Konferenca Ndërkombëtare » Konferenca II Ndërkombëtare Shkencore
Facebook
Twitter
LinkedIn

KONFERENCAT E FUNDIT

Search Posts

Kerkimi i postimeve do te funksionoje vetem kur ju te vendosni minimalja 5 karaktere per rezultatin qe keni kerkuar.

Në datë 29 prill 2014, në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar, Akademia Profesionale e Biznesit organizoi seancën plenare të Konferencës së II Ndërkombëtare Shkencore “Ndryshimi Global – Impakti Ekonomik dhe Ligjor”  për të vazhduar më pas sipas axhendës së saj me dy seksionet e ndara sipas fakulteteve në mjediset e Akademisë.

Në konferencë morën pjesë personalitete të larta të botës akademike dhe sferës profesionale nga fusha e ekonomisë dhe drejtësisë sikurse edhe profesorët e APB-së, të cilët demonstruan një nivel të lartë shkencor dhe profesional përmes problematikave që trajtuan në referatet shkencore që i përcollën auditorit të konferencës.

Konferenca pati një audiencë ndërkombëtare të akademikëve të shquar vëndas si dhe të huaj, nga Universiteti Britanik i Dubait, Universiteti i Birmingramit, Universiteti i Krajovës, Universiteti i Bolonjës, Universiteti i Tetovës, Universiteti i Prishtinës, si dhe  specialistëve të fushave përkatëse, të cilët dhanë përmes punimeve dhe studimeve ë tyre një kontribut me vlerë mbi problematikat dhe sfidat globale në fushën e biznesit dhe të së drejtës.

Në konferencë u paraqitën 35 punime shkencore me karakter studimor analitik dhe empriki, ndër to 2 postera, të seleksionuara dhe miratuara nga një bord shkencor me pjesëtarë  akademik dhe profesorë të shquar vendas dhe të huaj. Konferenca u përshëndet dhe nga të ftuar specialë, siç ishte: Zv. Ministër i Arsimit dhe Sporteve, Znj. Nora MALAJ, e cila përshëndeti në emër të Ministres së Arsimit dhe Sportit, Rektori i Universitetit të Krajovës, Prof. Dan Claudin DANISOR si dhe Z. Arthur RUMBLE përfaqësues i Dhomës së Avokatisë Britanike.

Shënim: Bazuar në Urdhrin e Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sportit Nr. 39, datë 30.01.2018, Institucioni Akademia Profesionale e Biznesit ka ndryshuar statusin ligjor duke u shenduar në KOLEGJI UNIVERSITAR I BIZNESIT.

NA NDIQNI

© Kolegji Universitar I Biznesit        |

Crafted By  © Suli

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.