Konferenca II Kombëtare Studentore


Ditën e hënë dt. 21 Maj 2018 në mjediset e Kolegjit Universitar të Biznesit u mbajt Konferenca II Kombëtare Studentore me temë “Hapja e negociatave me BE, sfidë dhe mundësi për të rinjtë shqiptarë”.
Kjo konferencë u realizua në kuadër të rekomandimit pozitiv që Shqipëria mori nga Komisioni Europian për hapjen e negociatave si dhe mundësitë dhe sfidat e reja që i presin të rinjtë shqiptarë në vazhdim.
Pjesë e konferencës përveç studentëve të KUB kishte dhe të ftuar të tjerë si dhe studentë nga universitetet e tjera publike dhe private.

Kolegji Universitar i Biznesit falënderon të gjithë studentët pjesëmarrës në konferencë si dhe Qeverinë Studentore për organizimin me sukses të Konferencës së II Kombëtare Studentore!

Suksese!

32808412_2132563833654740_9152599935118475264_n33107388_2132561666988290_3313906833273389056_n33207286_2132564050321385_7683258586268434432_n33227971_2132563190321471_3305025833042706432_n

Share This: