EN/AL

Konferenca I Ndërkombëtare Shkencore

Kryefaqja » Lajme » Konferenca Shkencore » Konferenca Ndërkombëtare » Konferenca I Ndërkombëtare Shkencore
Facebook
Twitter
LinkedIn

KONFERENCAT E FUNDIT

Search Posts

Kerkimi i postimeve do te funksionoje vetem kur ju te vendosni minimalja 5 karaktere per rezultatin qe keni kerkuar.

Më datë 14 qershor 2013, APB zhvilloi Konferencën e I Ndërkombëtare Shkencore “Zhvillimet bashkëkohore, Sfida dhe perspektiva”, në të cilën morën pjesë personalitetet të larta të fushës se drejtësisë dhe ekonomisë. Profesorë të huaj nga Universiteti i Krajovës Rumani, Universiteti i Bolonjës Itali, Universiteti i Athinës Greqi, sikurse edhe profesorët e APB-së, referuan dhe demonstruan një nivel të lartë profesional shkencor. Në këtë konferencë na nderoi me pjesëmarrjen e tij edhe konsulli i Shtetit të Izraelit z. Abraham Lev Louis.

Në konferencë u paraqitën  32 punime shkencore me karakter studimor, analitik dhe empirik, ndër to 5 postera, të përzgjedhura dhe miratuara nga një bord shkencor me pjesëtarë akademikë të shquar vendas dhe të huaj. Konferenca u përshëndet edhe nga një i ftuar special, Z. Florion MIMA – Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, i cili në fjalën e tij theksoi se asgjë nuk ecën përpara pa mendimin e thelluar akademik   si dhe rëndësinë për të identifikuar sektor potencial në zhvillimin e ekonomisë, hartimin e politikave për mbështetjen për mbështetjen e tyre si dhe krijimin e një klime të favorshme për thithjen e investimeve të huaja direkte në vendin tonë.

Më pas pjesë e përshëndetjeve ishin edhe profesorë dhe akademik të shquar të huaj pjesëmarrës në këtë event, si: Prof. Dr. Julian NEDELCU – Universiteti i Krajovës,(Rumani), Prof. Massimo BIANCHI  – Universiteti i Bolonjës, (Itali) si dhe Prof. Dr. Ionel BUSE. Në fund konferenca i mbylli punimet e saj me sukses ku dhe punimet e saj u publikuan në Proceedings Book.

Shënim: Bazuar në Urdhrin e Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sportit Nr. 39, datë 30.01.2018, Institucioni Akademia Profesionale e Biznesit ka ndryshuar statusin ligjor duke u shenduar në KOLEGJI UNIVERSITAR I BIZNESIT.

NA NDIQNI

© Kolegji Universitar I Biznesit        |

Crafted By  © Suli

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.