Kolegji Universitar i Biznesit ka nderin dhe kënaqësinë t’ju ftojë në Konferencën e VIII-të Ndërkombëtare Shkencore me titull:
“Integrimi i Sistemit të Arsimit të Lartë, Siguri dhe Progres drejt BE-së”!
Nëpërmjet kontributit të të tre njësive kryesore të tij:
Fakultetit të Ekonomisë,
Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkencave Politike si dhe
Kolegjit të Studimeve të Larta Profesionale.
Ky event vjen këtë vit si një nga format e shprehjes së bashkëpunimit mes palëve nëpërmjet zhvillimit të Kërkimit Shkencor në fusha shumëdisiplinare si: ekonomia, drejtësia, shkenca politike, marrëdhënie ndërkombëtare, arsimimi, dhe studimet profesionale.
Gjuha zyrtare e Konferencës do të jetë Anglisht dhe Shqip.
Konferenca do të mbahet ONLINE më datë 03 Qershor 2022. Stafi i KUB do të jetë pjesëmarrës në sallën e Konferencave të Godinës B pranë Kampusit të Kolegjit Universitar të Biznesit.
Për më shumë informacion rreth kësaj konference dhe afateve të dorëzimit të materialeve, i gjeni të bashkëngjitura tek linku më poshtë:
Call_for_papers_VIII_ISC_2022.16
Thirrje_ Konf_VIII_Nderkombetare_Shkencore_ KUB_Qeshor_2022 .16
Proceedings Conference 03 June 2022
📍 Adresa: Pranë ish-sheshit “Shqiponja”, Rr. Vangjel Noti, nr. 25, Laprakë, Tiranë.
📱 069 88 99 999
📧 [email protected]
🌐 www.kub.edu.al