✅Hapet thirrja për aplikim për bursa në kuadër të programit Erasmus + në Mondragon University, Spanjë🇪🇸
Kolegji Universitar i Biznesit ka kënaqësinë, që në kuadër të International Credit Mobility (Erasmus+ ) në bashkëpunim me Mondragon University , Spanjë të ftojë studentët për aplikime për bursa për vitin akademik 2022-2023.
📌Kohëzgjatja e bursave:
Përcaktohet në varësi të marrëveshjes që Kolegji Univeristar i Biznesit ka lidhur me Mondragon University.
📌Aplikimi
KUB do të marrë në konsideratë dokumentet e mëposhtme në aplikim:
· Formulari i Aplikimit Erasmus+ Mobility i plotësuar siç duhet (bashkëngjitur),
📌Kriteret e përzgjedhjes
Studentët duhet të kenë:
– Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, niveli B2 dhe të zotërojnë gjuhën spanjolle;
– Performancë të mirë akademike;
-Dëshirë dhe vullnet për të përfituar nga ky program studimi.
Procesi i përzgjedhjes do të zbatohet në mënyrë të drejtë dhe transparente.
Përzgjedhja e kandidatëve bëhet nga Komisioni Erasmus.
Kandidatët do të informohen për vendimin e përzgjedhjes.