Kolegji Universitar i Biznesit ka kënaqësinë, që në kuadër të International Credit Mobility (Erasmus+) në bashkëpunim me “Euro College”, Maqedoni e Veriut të ftojë stafin akademik të tij (me angazhim full – time) për aplikime për bursa për vitin akademik 2022-2023.
Kohëzgjatja e bursave:
Përcaktohet në varësi të Marrëveshjes që Kolegji Univeristar i Biznesit ka lidhur me
“Euro College”, Maqedoni e Veriut.
Objektivat e lëvizshmërisë për mësimdhënie ose trajnim janë:
- promovimin e shpërndarjes dhe shkëmbimit të njohurive, përmbajtjes dhe përvojës përtej kufijve kombëtarë dhe vendosjen e sinergjive me qëllim të bashkëpunimit të mëtejshëm kërkimor dhe zhvillimor ndërmjet institucioneve,
- përmirësimin e kompetencave në lidhje me profilin profesional dhe pedagogjik të personelit dhe përmirësimin e cilësisë së punës së tyre,
- nxitja e lëvizshmërisë së studentëve dhe stafit (promovimi i ndërkombëtarizimit jashtë vendit);
- përmirësimi i njohurive të gjuhëve të huaja dhe kuptimi më i mirë i diversitetit social, gjuhësor dhe kulturor,
- një kuptim më i gjerë i praktikave, politikave dhe sistemeve arsimore në të gjithë vendet,
- njohja dhe futja e inovacioneve sipas ndryshimeve në bashkëpunimin ndërkombëtar në organizatat arsimore,
- motivim dhe kënaqësi të shtuar në punën e përditshme,
- në rast të lëvizshmërisë për mësimdhënie, promovohet përhapja dhe shkëmbimi i metodave pedagogjike, formave dhe qasjeve të mësimdhënies përtej kufijve kombëtarë.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e stafit akademik (me angazhim full – time) për mësimdhënie apo trajnime;
Aplikimi
Euro College do të marrë në konsideratë dokumentet e mëposhtme në aplikim:
- Formulari i Aplikimit Erasmus+ Mobility i plotësuar siç duhet (bashkëngjitur),
- Një letër motivimi me një përshkrim dhe justifikim të lëvizshmërisë,
Kriteret e përzgjedhjes
Kriteret e përzgjedhjes janë si më poshtë (në rast se ka më shumë interes se vendet e disponueshme):
- Kontributin e mobilitetit ose përfitimeve për “Euro College” dhe Kolegjin Universitar të Biznesit,
- Përshtatshmëria e kandidatit për mobilitet (vlerësuar në bazë të letrës së motivimit dhe intervistës – nëse është e nevojshme),
- Veprimtarinë pedagogjike ose arritjet e kandidatit në Kolegjin Universitar të Biznesit,
- Data e paraqitjes së aplikacionit.
Procesi i përzgjedhjes do të zbatohet në mënyrë të drejtë dhe transparente.
Përzgjedhja e kandidatëve bëhet nga Komisioni Erasmus, i kryesuar nga Koordinatori Erasmus.
Kandidatët do të informohen për vendimin e përzgjedhjes.
Dokumentacioni i sipër kërkuar, duhet të dorëzohet personalisht, pranë Zyrës së Kërkimit Shkencor dhe
Projekteve në Rektoratin e Kolegjit Universitar të Biznesit ose mund të dërgohen në adresën e – mail: [email protected]
Afati për aplikim: 29 Maj 2023
Kolegji Universitar “I Biznesit” ju uron shumë suksese në aplikimin tuaj!