EN/AL

Hapen aplikimet për bursa për kursin veror të gjuhës çeke

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn

Lajmet më të fundit

Kërko postime

Kërkimi i postimeve do të funksionojë vetëm kur ju të vendosni minimalisht 5 karaktere për rezultatin që keni kërkuar.

Kategoritë

Në kuadër të Programit “Summer Schools of Slavonic Studies in 2022” Ministria e Arsimit, Rinisë
dhe Sporteve e Republikës së Çekisë ofron 2 (dy) bursa për pjesëmarrje në kurset verore të gjuhës
çeke për studentët dhe mësuesit shqiptarë që kanë njohuri ose studiojnë gjuhën çeke. Kurset do të
mbahen për një periudhë intensive 3-4 javore në 3 nivele (fillestar, i mesëm dhe i avancuar) pranë
Universitetit Masaryk në Brno në datat 23 korrik – 20 gusht 2022 dhe pranë Universitetit Charles në
Pragë në datat 22 korrik – 19 gusht 2022. Kandidatët e interesuar për kurset e mësipërme duhet të
dërgojnë në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit nëpërmjet postës, brenda datës 4 mars 2022,
dokumentacionin përkatës sipas listës në vijim:
1. Kërkesën për ndjekjen e kursit veror të gjuhës çeke e firmosur nga vetë personi, ku të vendoset
adresa elektronike dhe numri i telefoni;
2. Formularin e aplikimit;
3. Kopjen e noterizuar të diplomës ose të ndonjë dokumenti të ngjashëm që vërteton mbarimin e
programit të studimit të nivelit I dhe/ose II të studimeve të larta ose pasuniversitare;
4. Kopjen e noterizuar të listës së notave;
5. Vërtetimin nga universiteti përkatës për kandidatët që ndjekin aktualisht studimet
universitare/pasuniversitare;
6. Fotokopjen e faqes së pasaportës me të dhënat e identitetit;
7. 2 (dy) fotografi.
Për kurset e mësipërme preferohen kandidatët që kanë të paktën njohuri bazë të gjuhës çeke.
Kandidatët e interesuar duhet të jenë mbi moshën 18 vjeç. Pala çeke mbulon shpenzimet për
ushqimin, regjistrimin, programin mësimor dhe kulturor, akomodimin, transportin publik brenda
qytetit dhe ekskursionet, ndërsa shpenzimet e udhëtimit ndërkombëtar dhe ato të siguracionit
shëndetësor do të mbulohen nga vetë pjesëmarrësit e kursit.
Për një informacion më të detajuar për formularin e aplikimit dhe të përgatitjes së dokumentacionit,
ju lutemi referojuni informacionit sipas linkut të mëposhtëm: https://www.msmt.cz/eu-and-international-affairs/summer-schools-of-slavonic-studies

NA NDIQNI

© Kolegji Universitar I Biznesit        |

Crafted By  © Suli

WeCreativez WhatsApp Support
Qëndra jonë e shërbimit do tju përgjigjet në cdo moment, mjafton të na shkruani

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.