Të dashur studentë, të Kolegjit Universitar të Biznesit(KUB)!
Viti që lamë pas ishte një vit i vështirë dhe i mbushur plot sfida, por të gjithë së bashku arritëm t’i përballonim me shumë sukses ato!
Mirënjohje pafund për të gjithë Ju studentë, prindër, familjarë për besimin që na dhatë duke zgjedhur KUB, në sfidën Tuaj të studimeve Universitare.
Ju garantoj se, pavarësisht vështirësive dhe situatës së pazakontë në të cilën gjëndemi, të gjithë së bashku me përkushtim e profesionalizëm, do të ecim përpara për të realizuar një edukim sa cilësor.
Le të bëhen punët e mira dhe pasuritë e të sotmes, memoriet dhe aspiratat më të vyera të së nesërmes!
GËZUAR VITIN 2021!
Qoftë një vit i mbushur plot shëndet, arritje dhe begati !
Përzemërsisht dhe Sinqerisht,