Kolegji Universitar i Biznesit pati kënaqësinë të mirëpriste Drejtoreshën e Përgjithshme të ASCAL, Prof. Asoc. Dr. Anisa Subashi, në një bashkëbisedim konstruktiv mbi zhvillimet dhe orientimet në sistemin e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë.
E pritur nga Rektori i KUB, Prof. Dr. Ylber Bezo, dhe stafi drejtues, takimi u fokusua te shkëmbimi i përvojave mbi proceset e vlerësimit dhe akreditimit, si dhe te nxitja e një bashkëpunimi të qëndrueshëm për forcimin e kulturës së cilësisë.
Znj. Subashi prezantoi prioritetet e ASCAL për përditësimin e standardeve, rritjen e transparencës dhe forcimin e bashkëpunimit me institucionet e arsimit të lartë, duke theksuar rëndësinë e dialogut të hapur dhe partneritetit afatgjatë.