Dhuro gjak, shpëto një jetë!


Sensibilizimi dhe humanizmi për njerëzit në nevojë vazhdon…

Për të tretin vit radhazi studentët tanë i bashkohen nismës së Kryqi i Kuq Shqiptar për dhurimin e gjakut për fëmijët talasemik. Ishin të shumtë dhe entuziastë studentët të cilët dhuruan gjak për këtë kategori fëmijësh në nevojë si dhe shprehën dëshirën për të qenë përsëri pjesë e nismës në periudhën në vazhdim.
Akademia falënderon të gjithë studentët pjesëmarrës të cilët me këtë gjest fisnik tregojnë vlerat e vërteta njerëzore dhe humane. Gjithashtu, falënderime dhe për përfaqësuesit e KKSH të cilët po bëjnë një punë shumë të rëndësishme dhe humane për këtë kategori fëmijësh në nevojë!

Dhuro gjak, shpëto një jetë!

img_3518img_3555

Share This: