Search
Close this search box.

Fakulteti i EkonomisË

Fakulteti i Ekonomisë (FE) që në hapat e parë të themelimit, ka të përcaktuar qartë vizionin, misionin dhe objektivat kryesorë të veprimtarisë së tij. Misioni, vizioni dhe objektivat e FE udhëheqin planifikimin akademik, zbatimin e tij në praktikë dhe njëkohësisht bëjnë të mundur përqendrimin  e të gjitha forcave të stafit akademik dhe të punonjësve ndihmës në një fokus të përbashkët, në arritjen e një shërbimi cilësor si në mësimdhënie ashtu edhe në punën kërkimore-shkencore.

Fakulteti i Ekonomisë ofron programe studimi, Bachelor në:

BACHELOR

Bachelor / 3 vite, 180 Kredite (ECTS)

Bachelor / 3 vite, 180 Kredite (ECTS)

Bachelor / 3 vite, 180 Kredite (ECTS)

Bachelor / 3 vite, 180 Kredite (ECTS)

Bachelor / 3 vite, 180 Kredite (ECTS)

MASTER SHKENCOR

Master / 2 vite, 120 Kredite (ECTS)

Master / 2 vite, 120 Kredite (ECTS)

Master / 2 vite, 120 Kredite/ECTS

Master / 2 vite, 120 Kredite (ECTS)

Master / 2 vite, 120 Kredite (ECTS)

Master / 2 vite, 120 Kredite (ECTS)

MASTER Profesional i thelluar

Kontabilitet Financë

Master / 2 vite, 120 Kredite (ECTS)

Menaxhim Biznesi

Master / 2 vite, 120 Kredite (ECTS)

MASTER Profesional

Kontabilitet Financë

Master / 1/2 vite, 60/120 Kredite (ECTS)

Menaxhim Biznesi

Master / 1/2 vite, 60/120 Kredite (ECTS)

INFO KONTAKTI PËR FAKULTETIN E EKONOMISË

Adresa:Gjergji Legisi, Laprake Tirane
Kolegji Universitar i Biznesit
Godina A

Kontakt sekretaria e Fakultetit të Ekonomisë

Orari: E Hënë – E Shtunë

Objektivi i programeve të studimit në Fakultetin e Ekonomisë

Në përmbushje të këtij objektivi, drejtimet ose synimet kryesore të aktiviteteve edukative, mësimore dhe shkencore, të Fakultetit të Ekonomisë do të jenë:
  • Të edukojë dhe të përgatisë studentë në fushën e ekonomisë me qëllim të bëhen “Liderë të mendimit dhe të veprimit”, specialistë të profileve përkatëse të ekonomisë;
  • Të zhvillojë mendimin kritik dhe krijues me qëllim që studentët të kontribuojnë në zhvillimin e bizneseve dhe shoqërisë shqiptare mbi bazën e njohurive dhe përgjegjësive profesionale dhe etike;
  • Të luajë një rol aktiv në zhvillimet dhe proceset ekonomike të vendit duke u dhënë prioritet arritjeve të standardeve europiane të arsimit të lartë në fushën e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor.
  • Dinamika e zhvillimit ekonomik, ritmet e rritjes së numrit dhe madhësisë së bizneseve si dhe rritja e kompleksitetit të transaksioneve tregtare kanë mbetur shtysa kryesore në hartimin e profileve të diplomave dhe programeve të moduleve përkatëse.
Objektivi i programeve të ciklit bachelor dhe master në Fakultetin e Ekonomisë është që të rritet dhe të zhvillohet, me synimin të bëhet një ndër më të besueshmit në vend, në përgatitjen cilësore të specialistëve të ekonomisë.
Programet e studimit në Bachelor dhe Master në Ekonomi kanë si objektiv të krijojnë dije me anë të mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, të formojnë specialistë të lartë, që t’u përgjigjen kërkesave të tregut të punës, si dhe të krijojmë specialistë për të gjitha fushat profesionale në ekonomi në pozicionet: financierë, kontabilistë, menaxherë, ekonomistë, bankierë, menaxherë të riskut, ekspertë të sigurimeve dhe fondeve të pensioneve, të investimeve, të bursës, institucioneve financiare, informaticienë të biznesit dhe teknologë të informacionit.

stafi akademik i Fakultetit te EkonomisË

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.