Konferenca Kombëtare “Përgjegjësia Sociale e Korporatës si Program Zhvillimi për Bizneset e Përgjegjshme”


Momente nga moderimi i Konferencës me temë “Përgjegjësia Sociale e Korporatës si Program Zhvillimi për Bizneset e Përgjegjshme”, e cila u mbajt ditën e premte dt. 22.12.2017 në mjediset e Tirana International Hotel. Në panel na nderuan me kontributet e tyre: Prof.Dr Irakli Koçollari (Rektor, Akademia Profesionale e Biznesit), Z. Klajdi Gjondedaj (Specialist i Komunikimit dhe PSK, Titan – Antea Cement), Znj. Klodiana Thartori (Drejtore Ekzekutive – Qendra “Fëmijët Sot”) dhe Znj. Blerta Tuci (Specialist, Drejtoria e Koordinimit të Investimeve të Huaja, Bashkia Tiranë). Në këtë konferencë u evidentua roli i PSK, e cila po shihet si një nga shtytësit kryesorë të programeve zhvillimore të biznesit dhe në të njëjtën kohë si avantazh për një zhvillim të qëndrueshëm.

#përgjegjësiasociale #konferencë #apb #titananteacement

25552204_2057216701189454_4503369793654468393_n25552395_2057216597856131_8806501138292610786_n25659963_2057216671189457_8341421813809739842_n25994893_2057216481189476_242751152602317431_n

 

 

Share This: