Bamirësia nuk varfëron!


“Ne ndoshta nuk mund t’ua zgjidhim dot hallet por ama mundohemi t’ua lehtësojmë disi dhimbjen dhe t’u sjellim buzëqeshjen për t’i bërë të kuptojnë se në këtë betejë NUK janë vetëm”
16388266_1276375099095643_8397906164768477803_n-1Janë fjalë vërtetë aq sa të dhimbshme por aq edhe shpresëdhënëse. Janë fjalë që dalin nga të rinjtë tanë, të rinj të cilët janë e ardhmja dhe shpresa jonë për një të nesërme më të mirë.
Edhe këtë vit studentët tanë iu bashkuan sërish Fundjavë Ndryshe duke ju ardhur në ndihmë disa familjeve në nevojë me ushqime, veshje dhe një kontribut monetar për pagimin e ilaçeve, dritave, etj. Është për t’u vlerësuar vullneti dhe dëshira e këtyre të rinjve, të cilët në një kohë shumë të shkurtër mobilizuan gjithë institucionin dhe krijuan një fond për këto familje që fati nuk iu ka buzëqeshur aq sa duhet.
Por këtë herë studentët tanë u mjaftuan me kaq, në mjediset tona është vendosur dhe një kuti, ku çdo kush mund të hedh 16265280_1276375385762281_6049319587744607428_nkontribut, i cili do të dhurohet për këto familje në nevojë.

Ne ndihemi vërtetë krenar kur edukojmë studentë me vlera, humanizëm dhe të denjë për shoqërinë. Duke falënderuar studentët dhe Fundjavën Ndryshe për këtë nismë kaq humane, shprehim gjithashtu gatishmërinë tonë për çdo bashkëpunim dhe mbështetje të mundshme në vazhdim!

Bamirësia nuk varfëron!

 

16195552_1276375362428950_2214428451317397641_n16406955_1276375329095620_4474601409333425961_n

Share This: