Ky raport synon të ofrojë një analizë te disa agregateve makroekonomik në Shqipëri, duke
identifikuar sfidat kryesore dhe duke propozuar rekomandime për adresimin e tyre. Duke u
bazuar në të dhënat dhe tendencat aktuale, do të analizohen çështjet kyçe si inflacioni dhe
tendencat e tij, rrezikun e varfërisë dhe përjashtimit social,rritja e të ardhurave kombëtare ,
rritja ekonomike që përkthehet në rritje të punësimit,të pagave dhe PBB duke u bazuar
fort tek zhvillimi i turizmit por edhe identifikimi i problematikave te tij si cilësia e
shërbimeve, mungesa e fuqisë punëtore, problemet e transportit, rritja e nivelit të ndotjes
si dhe ndryshimet ligjore të fundit që kanë ndikim në sektorin e turizmit, por jo vetëm,tek
ekonomia e gjelbër qe ndikon ekskluzivisht në rritjen ekonomike si edhe në rëndësinë e
vlerësimit të ndikimit mjedisor të shkaktuar nga proceset e prodhimit të transformimit dhe
përdorimit të lëndëve të para qe synon rritjen e performancës ekonomike të një shoqërie
nëpërmjet aplikimit të sistemeve të prodhimit me ndikim të reduktuar në mjedis.
Me rëndësinë e inovacioneve të reja në performacat mikro dhe makroekonomike të cilat
kanë efekte të gjëra, duke ndikuar në rritjen e produktivitetit, punësimin, pagat, fitimet,
pabarazinë e të ardhurave dhe mirëqenien, efekte që mund të ndryshojnë në sektorë të
ndryshëm, dhe sipas niveleve të zhvillimit.
Megjithatë, duke pasur parasysh situatat rreth Evropës, Ballkanit Perëndimor dhe
Shqipërisë, ka shumë për të pyetur se çfarë ka sjellëgjysma e pareë e çmund të sjellë viti 2025. Kompleksiteti i çështjeve dhe sfidave për të ardhmen është zvarritur nga viti i kaluar
me dinamikë të paparashikueshme dhe shqetësime mbarëkombëtare.
Fjalët Kyçe: Rritje e ekonomike, Makroekonomik, Turizëm, Ekonomi e gjelbërt, Inovacion
Ky sajt interneti përdor Cookies!
Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.