Të Drejtat e Fëmijëve në Legjislacionin Shqiptar

Msc Marjeta Gjelaj
Abstract

Ky punim trajton aspektet më të spikatura të legjislacionit shqiptar për të drejtat e
fëmijëve, me qëllim që t’i shërbejë njohjes dhe respektimit të tyre. Informacioni që
paraqitet ka në vëmendje të veçantë, prindërit e fëmijët, të rinjtë, nxënësit e studentët,
punonjës të autoriteteve etj, të cilët janë të gjithë subjekte që kanë nevojë të njohin të
drejtat e fëmijëve dhe t’i ushtrojnë ato, në kuadrin e gëzimit të të drejtave të njeriut. Njohja
e të drejtave të fëmijëve shërben për punonjësit e organeve të pushtetit qendror e
vendor, si dhe të të gjitha enteve publike, të cilët kryejnë detyrat e tyre në fusha të
ndryshme që lidhen me ushtrimin e të drejtave të fëmijës. Detyrimi i tyre për të respektuar
të drejtat dhe liritë themelore është vendosur shprehimisht nga Kushtetuta e Republikës së
Shqipërisë:
“Organet e pushtetit publik, në përmbushje të detyrave të tyre, duhet të respektojnë të
drejtat dhe liritë themelore të njeriut, si dhe të kontribuojnë në realizimin e tyre”.
Të drejtat e fëmijëve janë pjesë e pandarë e të drejtave dhe lirive të njeriut. Këto të fundit,
përfaqësojnë të drejta që kanë epërsi, në raport me të drejtën pozitive të shtetit, pra me
aktet normative që dalin në shtet. Të gjitha ligjet hartohen në bazë e për zbatim të tyre.
Prandaj është e domosdoshme që ato të njihen, të kuptohen mirë dhe të përmbushen në
mënyrën më të dobishme, nga ana e institucioneve shtetërore. Të drejtat për fëmijët, si
pjesë e të drejtave të njeriut i gjejmë të vendosura në Kushtetutën tonë, si dhe në aktet
ndërkombëtare të ratifikuara. Ligjet e brendshme të vendit janë shumë të rëndësishme,
pasi rregullojnë këto të drejta në bazë e për zbatim të këtyre akteve.
Kushtetuta e Shqipërisë sanksionon: “Fëmijët, të rinjtë, gratë shtatzëna dhe nënat e reja
kanë të drejtën e një mbrojtjeje të veçantë nga shteti. Fëmijët e lindur jashtë martese kanë
të drejta të barabarta me të lindurit nga martesa. Çdo fëmijë ka të drejtë të jetë i mbrojtur
nga dhuna, keqtrajtimi, shfrytëzimi dhe përdorimi për punë, e veçanërisht nën moshën
minimale për punën e fëmijëve, që mund të dëmtojë shëndetin, moralin ose të rrezikojë
jetën a zhvillimin e tij normal.
Një nga parimet kryesore të ligjit “Për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës”, është: Interesi më
i lartë i fëmijës është konsiderata parësore në çdo veprim që ka të bëjë me fëmijën, çka
nënkupton:
Të drejtën e fëmijës për të pasur një zhvillim të shëndetshëm fizik, mendor, moral,
shpirtëror e social, si dhe për të gëzuar një jetë familjare e sociale të përshtatshme për
fëmijën.
Fjalë kyçe: Fëmijë, Të drejta, Interes i lartë, Autoritete shtetërore

Published

Issue

Section

Seksioni II - LIGJ DHE SHKENCAT SOCIALE

Interested to Publish!
Send us a message

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.