Marketingu Dixhital dhe Ndikimi i tij në Preferencat eKonsumatorëve për Modën në Shqipëri: Rasti i markës Zara

Ermira Vata, Dr. Ledia Sula
Abstract

Marketingu dixhital ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si markat komunikojnë me
konsumatorët, duke lehtësuar ndërveprimin në kohë reale, personalizimin e mesazheve dhe
ndërtimin e marrëdhënieve afatgjata. Në kontekstin e industrisë së modës, e cila
karakterizohet nga dinamizëm dhe konkurrencë intensive, përdorimi strategjik i kanaleve
dixhitale është bërë thelbësor për të tërhequr dhe mbajtur klientët. Ky studim ka për qëllim
të analizojë ndikimin e marketingut dixhital në formimin e preferencave të konsumatorëve
shqiptarë për modën, duke u përqendruar në rastin e markës ndërkombëtare Zara në tregun
shqiptar.
Për realizimin e këtij studimi është përdorur një qasje kuantitative, përmes zhvillimit të një
pyetësori online i cili është shpërndarë tek konsumatorë të ndryshëm në Shqipëri. Të
dhënat e mbledhura nga 105 respondentë janë analizuar për të identifikuar lidhjet ndërmjet
ekspozimit ndaj fushatave dixhitale të Zarës dhe faktorëve që ndikojnë në vendimmarrjen
për blerje. Rezultatet tregojnë se rrjetet sociale, veçanërisht Instagram dhe Tik Tok, janë
platformat më të përdorura për të ndjekur markën Zara, ndërsa përmbajtja vizuale dhe
bashkëpunimi me influencues kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në formimin e preferencave
konsumatore.
Ky punim kontribuon në kuptimin e rolit të marketingut dixhital në sektorin e modës në
Shqipëri dhe ofron rekomandime praktike për markat që synojnë të forcojnë praninë e tyre
në tregun lokal përmes kanaleve dixhitale.
Fjale kyce: Marketing dixhital; sjellje konsumatore; mode; Albania; Zara; influencer; social
media

Published

Issue

Section

Seksioni I - SHKENCAT E EKONOMISË DHE TEKNOLOGJISË

Interested to Publish!
Send us a message

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.