Dija, Liria, dhe Vlera si Koncepte të Munguara dhe të Keqkuptuaranë Shoqërinë Shqiptare

PhD. Viliem Kurtulaj
Abstract

Në fokus të këtij artikulli janë tre koncepte kryesore: dija, liria, dhe vlera. Për një shoqëri,
është thelbësore se mbi cilat koncepte dhe parime ajo ngre ekzistencën dhe vizionin e vet.
Edhe pse jeta e përditshme e pjesëtarëve të një shoqërie është thelbësisht praktike, është e
vështirë të gjesh një shoqëri të zhvilluar dhe demokratike që mos të mishërojë parimet dhe
teoritë ku janë të ndërthurura ato vlera që kanë sjellë përparimin e asaj shoqërie. Mënyra se
si i kuptojmë konceptet përcakton se si ne i respektojmë ato. Për këtë arsye, është e
rëndësishme të kuptojmë se si shoqëria shqiptare i percepton koncepte të tilla si dija, liria,
vlera, etj.; si ndërvepron me këto koncepte; dhe si lidhen këto koncepte me njëri-tjetrin. Ky
punim përdor metoda cilësore dhe sasiore, respektivisht rishikim të literaturës së filozofëve
të tillë si Foucault dhe Kant, e cilat lidhet me konceptet e sipërpërmendura, si dhe
pyetësorë me të rinj shqiptarë (studentë të vitit të parë) në lidhje me sistemin e tyre të
vlerave. Nga rezultatet, vihet re se rinia shqiptare priret të konsiderojë vlerë kryesisht të
mirat materiale dhe vlerat tradicionale familjare. Por ajo ka mungesë konceptuale dhe nivel
të ulët të përthithjes së vlerave universale qytetare, edukative dhe morale. Kjo lidhje e dobët
me këto vlera është një nga shkaktarët e gjendjes aktuale sociale, politike, dhe ekonomike
të shoqërisë shqiptare në tërësi.
Fjalë kyçe: dije, liri, vlerë, shoqëri, Shqipëri.

Published

Issue

Section

Seksioni II - LIGJ DHE SHKENCAT SOCIALE

Interested to Publish!
Send us a message

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.