Kriminaliteti ka lindur së bashku me lindjen e shoqërisë njerëzore dhe ka vijuar rrugëtimin e
tij deri në ditët e sotme. Por dhuna dhe kriminaliteti në marrëdhëniet familjare veçanërisht
në Shqipëri është bërë një problem i madh shqetësues.
Institucioni i parë që Zoti krijoi në tokë ishte institucioni i familjes, por fatkeqësisht edhe
krimi i parë në botë ka ndodhur në marrëdhëniet familjare, kur vëllai më i madh Kaini vrau,
vëllain e tij më të vogël Abelin. Në këtë mënyrë ka vijuar krimi, kriminaliteti dhe dhuna në
familjet dhe në marrëdhëniet familjare deri më sot.
Për herë të parë, u miratua në vitin 2006, ligji nr. 9669, datë 18.12.2006 “Per masa ndaj
dhunës në marrëdhëniet familjare”, ligj i cili u ndryshua dhe u përmirësua më tej edhe në
vitet 2008, 2010, 2018 dhe 2020. Pamvarësisht se janë ashpërsuar masat penale, përsëri
dhuna në marrëdhëniet familjare ka pësuar rritje të frikshme. Ndërkohë, që dhuna dhe
kriminaliteti në marrëdhëniet familjare është parandaluar, zbuluar, dokumentuar dhe
luftuar sipas qeverisjes ligjore dhe dispozitave të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës
Penale të Republikës së Shqipërisë.
Interes të veçantë për parandalimin dhe minimizimin e veprave penale për dhunën në
marrëdhëniet familjare, paraqesin studimi i etiologjisë kriminale domethënë origjinës,
burimit, shkaqeve dhe pasojave të dhunës në marrëdhëniet familjare; edukimi,
ndërgjegjësimi dhe civilizimi i shoqërisë dhe marrëdhënieve familjare në vetvete; por edhe
nëpërmjet qeverisjes ligjore dhe dhënies së drejtësisë penale nëpërmjet vendimeve të
gjykatave. Ndërsa, nëpërmjet rritjes së rolit më aktiv të shoqërisë dhe shtetit të së drejtës,
nevojitet të sigurizohet sigurimi dhe mbrojtja më e mirë e marrëdhënieve familjare me
qëllim parandalimin e dhunës ndaj saj.
Fjalë kyçe: Dhuna, marrëdhëniet familjare, sigurizimi, vepra penale, mbrojtja
Ky sajt interneti përdor Cookies!
Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.