Vendosja e një partneriteti dhe bashkëpunimi midis Kolegjit Universitar të Biznesit dhe Uniacademy


Kolegji Universitar i Biznesit pati kënaqesinë të mirëpresë presidentin dhe përfaqsues të Konfederatës së Edukimit Uniacademy me qendër në Turqi.

Objekti i këtij takimi ishte vendosja e një partneriteti dhe bashkëpunimi midis palëve për të mundësuar:

  • Shkëmbimin e studentëve dhe stafit akademik të KUB me IAL partnere në Turqi.
  • Shkëmbimin e eksperiencave në hartimin e programeve të ndryshme studimore të përbashkëta në cikle të ndryshme studimi.
  • Kontributin e palëve në projekte të përbashkëta investimi me qëllim përmirësimin e infrastrukturës teknologjike.
  • Organizimin e eventeve të përbashkëta akademike, simpoziumeve, konferencave kërkimore shkencore, etj.

Share This: