Zyra e Kërkimit Shkencor dhe Projekteve në Kuadrin e Programit Erasmus +


Kolegji Universitar i Biznesit  aktualisht është intreguar në Programin Erasmus + i cili ka në fokus zhvillimin e mobilitetit  student/staf akademik si dhe zhvillimin e kapaciteteve në fushën e edukimit të lartë. Aktualish Kolegji Universitar I Biznesit ka arritur të nënshkruaj shumë marrëveshje partneriteti me komponentin  ICM (International Credit Mobility) me universitete publike dhe private ne shtetet si: Turqi, Serbi, Lituani, Rumani, Maqedoni, Hungari, Itali, si dhe me shumë IAL të tjera brenda vendit.

Rëndësia dhe mundësitë që programi Erasmus + ofron per studentët janë të pafundme për tu eksploruar, për të zbuluar dhe përvetësuar njohuri të reja, shkëmbim eksperiencash dhe  krijim network-u.

Për më tepër informacion të detajuar iu sygjerojmë të klikoni vazhdimisht rubrikën Erasmus +  pjesë e menusë së quajtur Projekte dhe Partnerëwww.kub.edu.al. Aty gjeni gjithë infomacionet për projektin, guidën studentore për Erasmus +  si dhe  katalogun e lëndëve të cilat universiteti ofron në anglisht përgjatë vitit akademik duke iu siguruar studentëve që do të vijnë një shërbim cilësor arsimi, korrekt, të qartë dhe të kënaqshëm.

Share This: