Zgjedhjet për Këshillin Studentor në KUB!


Bazuar në Ligjin Nr. 80/2015, Neni 99, Statutin dhe Rregulloret e KUB, ditën e Premte, datë 22 Nëntor 2019 në mjediset e institucionit u zhvilluan zgjedhjet për përfaqësuesit e Këshillit Studentor.

Studentët kandidatë për senator u propozuan nga klasa dhe procesi i votimit ishte transparent dhe nën mbikqyrjen e komisionit të përbërë nga:
Dr. Irsida Dinoshi – Kryetar
Dr. Matilda Meta – Anëtar
MSc. Ledio Shyti – Anëtar
Presidentja e KS, Fabiola Brahimaj – Anëtar
Zv. Presidenti i KS, Bjorn Zotaj – Anëtar

Pas procesit të përzgjedhjes, senatorët do të përgatisin platformën e tyre me propozime dhe qëllime konkrete se çfarë mund të përmirësojnë dhe ndryshojnë në kuadër të rritjes së cilësisë së mësimit, aktiviteteve, etj.

Suksese të gjithë senatorëve të përzgjedhur!

78106407_2546757572235362_8462120041763045376_o78287201_2546757088902077_8904743028938244096_o76608794_2546757135568739_2363995105464942592_o76964425_2546757515568701_2275602728598110208_o

Share This: