Vizioni & Misioni


Misioni

KOLEGJI UNIVERSITAR I BIZNESIT ka për mision të:

  1. formojë specialistë të lartë dhe të përgatisë shkencëtarë të rinj, në përputhje me prioritetet e zhvillimit të vendit, duke kontribuar në rritjen e standardeve të demokracisë në vend.
  2. krijojë, zhvillojë, përcjellë dhe të mbrojë dijet përmes mësimdhënies, kërkimit shkencor, veprimtarive innovative e profesionale për fushën e Ekonomisë dhe Drejtësisë.
  3. ofrojë mundësi të barabarta për të përfituar nga arsimi i lartë dhe të mësuarit gjatë gjithë jetës;
  4. integrojë mësimdhënien me kërkimin shkencor;
  5. nxisë bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e arsimit të lartë.
  6. krijojë dhe mbështesë standardet më të larta në fushën e mësimdhenies dhe kërkimit shkencor në përputhje me Standartet e Hapësirës Europiane të Arsimit të Lartë (HEAL), duke reflektuar objektivat e procesit të Bolonjës.

KOLEGJI UNIVERSITAR I BIZNESIT karakterizohet nga përgjegjshmëria dhe përkushtimi për arritje cilësore, duke pasur si synim që të jemi konkurrues dinjitozë në cilësinë e përgatitjes së specialistëve të fushës së ekonomisë dhe të fushës së drejtësisë. KUB ka zhvilluar projektin e vet strategjik në larminë e veprimtarisë kombëtare në arsim, për zgjerimin e demokratizimit dhe reformës institucionale me vështrim ndaj modernizimit dhe integrimit europian. Programet e studimit në “KOLEGJIN UNIVERSITAR TË BIZNESIT” janë të hartuara duke iu përshtatur kërkesave të Kartës së Bolonjës, të cilat mundësojnë transferimin e krediteve dhe nxitin lëvizshmërinë akademike edhe te partnerët tanë jashtë vendit.

 

Vizioni

Vizioni i KOLEGJIT UNIVERSITAR TË BIZNESIT është: Të konsolidojë profilin e tij në tregun e Arsimit të Lartë, si një institucion i Arsimit të Lartë që konkurron në këtë treg përmes vlerave që ofron, me standarde të mirëpërcaktuara akademike dhe identitetin e një stafi të dalluar në fushën e arsimit dhe shkencës, kryesisht në fushat e ekonomisë dhe të jurisprudencës.

Vizioni i KUB-it fokusohet te shndërrimi i këtij institucioni të arsimit të lartë në një IAL të nivelit të lartë duke synuar mënyrën e të menduarit globalisht dhe kultivuar vetëdijen kozmopolite si dhe duke nxitur një kulturë të re dhe inovative të të nxënit.

Vizioni ynë është:

  • Të forcojmë trashëgiminë dhe reputacionin akademik e shkencor për të krijuar një model të arsimit të lartë që kombinon standardet akademike me aplikimet më bashkëkohore;
  • Të jemi një institucion proaktiv me vështrim nga e ardhmja, që u përgjigjet shpresave për ndryshim, modeleve të mësimdhënies dhe mundësive për shkëmbimin e dijes në frymë bashkëpunimi;
  • Të përdorim njohuritë bashkëkohore për të ndryshuar perspektivat e jetës së brezave të studentëve, duke kontribuar kështu për formësimin e një gjenerate të re dhe të një shoqërie produktive të begatë;
  • Të mundësojmë një ofertë akademike elastike, duke krijuar një përvojë aktive te studentët, kërkim shkencor të aplikuar me njohje të përditësuara, shërbime me vështrim ndaj biznesit dhe sipërmarrjes, duke luajtur një rol kyç në zhvillimin e rrjeteve që mbështesin lidhjet ndërkombëtare përmes partnerëve dhe bashkëpunëtorëve tanë.

 

                                                                                      

Share This: