Ditën e martë dt. 14 Maj 2019 drejtuesit më të lartë të Kolegjit Universitar të Biznesit patën kënaqësinë të mirëprisnin për një vizitë Z. Sergio Fontana, President i Confindustria Albania.
Gjatë këtij takimi të rëndësishëm Z. Fontana u njoh me ambjentet, historinë dhe sukseset e KUB përgjatë këtyre viteve.
Fokusi i këtij takimi ishte krijimi i një marrëveshje bashkëpunimi, e cila i vjen në ndihmë si studentëve të KUB për realizimin e praktikave, trajnimeve, internshipe si dhe punësimin e tyre në bizneset që janë pjesë e Confindustria Albania. Nga ana tjetër, drejtuesit e KUB shprehën gatishmërinë për një bashkëpunim të frytshëm me Confindustria Albania duke dhënë mbështetjen e tyre të pakushtëzuar për bashkëpunimin me interesa të përbashkëta.
Gjatë takimit të ardhshëm të Z. Fontana pritet dhe zyrtarizimi i marrëveshjes së bashkëpunimit.
Çdo ditë e re sjellë më shumë mundësi për studentët e KUB, kjo falë bashkëpunimit të ngushtë të institucionit me biznese, organizata, institucione, etj.
Duke falënderuar Z. Fontana për vizitën e tij, ju ftojmë të bëheni pjesë e agjendës së vazhdueshme të aktiviteteve në KUB.