Shërbimet Alumni


Shërbimet Alumni

Studentët e diplomuar pranë Akademisë Profesionale të Biznesit vazhdojnë të jenë pjesë e rëndësishme e komunitetit tonë edhe pas diplomimit t tyre. Ndërmjet një shumëllojshmërie shërbimesh ne kemi për qëllim mbështetjen, këshillimin dhe orientimin e studentëve tanë drejt tregut të punës.

Zyra Alumni

Akademia Profesionale e Biznesit nëpërmjet zyrës së alumnit ofron vazhdimisht një gamë të gjerë shërbimesh. Disa nga shërbimet janë:

  • këshillim karriere
  • ndërmjetësim me bizneset
  • eventet alumni/takimet
  • njoftimin për mundësitë e punësimit
  • njoftimin për mundësi të ndryshme
  • panairet e punësimit
  • krijimin e network-eve të ndryshme, etj.

Gjithashtu zyra e alumnit mundëson që studentët të mbajnë kontakt jo vetëm me institucionin, fakultetin, pedagogët por dhe me njëri-tjetrin duke bërë të mundur bashkëpunimin në evente dhe projekte të përbashkëta. Të gjithë studentët e diplomuar kanë mundësi të bëhen pjesë e kësaj zyre pas asnjë detyrim.

Alumni Mentoring

Zyra e Tutoriatit dhe Këshillimit të Karrierës  dhe Zyra e Alumnit punojnë vazhdimisht për mbështetjen e studentëve të diplomuar dhe jo vetëm. Në ditët e sotme tregu i punës pëson vazhdimisht ndryshime dhe nevojat dhe kërkesat e tij bëhen çdo ditë dhe më të reja dhe specifike. Ndaj zyrat përgjegjëse kujdesen vazhdimisht për këshillimin dhe njohjen e studentëve me trendet dhe risitë e tregut të punës.  Personat përgjegjës, lektorët si dhe të tjerë të ftuar nga jashtë zhvillojnë vazhdimisht takime, seminare, workshope, trajnime dhe konferenca në lidhje me këto ndryshime, për t’i bërë studentët të mirinformuar dhe të përgatitur me sfidat e së nesërmes.

Share This: