Programet Master Profesional


Fakulteti i Ekonomisë  ofron programe studimi të ciklit të dytë:

  • Master Profesional në “Menaxhim Biznesi” (1 ose 2 vite, 60 & 120 Kredite/ECTS);
  • Master Profesional në “Kontabilitet Financë” (1 ose 2 vite, 60 & 120 Kredite/ECTS);
  • Master Profesional në “Komunikim Multikanal” (2 vite & 120 Kredite/ECTS);

Programet e studimeve “Master Profesional” ju ofrojnë të diplomuarve të ciklit të parë Bachelor një trajnim të mëtejshëm profesional në fushën e menaxhimit të biznesit dhe të kontabilitet-financës. Kohëzgjatje e këtyre studimeve është 1 ose 2-vjeçare, 60 & 120 Kredite/ECTS.

Synimet kryesore të këtij programi studimi janë:

  • Të zgjerojë njohuritë e fituara në ciklin e parë të studimeve;
  • Të pajisë studentët me njohuri më të thelluara teorike dhe praktike si dhe trajnim të mirëfilltë profesional në fushën e ekonomisë, kontabilitetit, financës si dhe menaxhimit;
  • Të pajisë studentët me kompetenca të përgjithshme dhe profesionale në kontekstin manaxherial si dhe të fushës së financës dhe kontabilitetit;
  • Të përgatisë specialistë të aftë me njohuri të nevojshme në shërbimet manaxheriale si: menaxhimi i ndërmarrjeve, i prodhimit, operacioneve, marketingut, shitjeve, etj.
  • Të arrijë të përgatisë specialistë të kualifikuar në fushën e kontabilitetit dhe financës. Njohuritë e fituara nëpërmjet këtij programi do të mundësojnë plotësimin e tregut të punës në sektorin publik, privat dhe më gjerë.
  • T’u jap të diplomuarve kualifikimin dhe trajnimin e nevojshëm në përputhje me kërkesat e tregut të punës dhe t’u krijojë atyre një pamje të re vizionare në kushtet e globalizimit dhe integrimit të Shqipërisë në BE, në përputhje me standardet e kërkuara.

Për realizimin e këtyre objektivave programi parashikon studime të thelluara në fusha të tilla të përgjithshme bazë dhe karakterizues, si: Kontabilitetii, Kosto-Drejtimi i Avancuar, Drejtimi Financiar i Avancuar, Ekonomiksi Manaxherial, Menaxhimi i Informacionit, e deri tek lëndët më rëndësishme specifike si: Menaxhimi Operacional, Menaxhimi strategjik, Menaxhimi i Projekteve, etj.

Programet e studimit Master Profesional në “Menaxhim Biznesi” ,  “Kontabilitet Financë”  suksesin e tyre e bazojnë në:

  • Përgatitjen dhe përvojën profesionale, kompetencën dhe përkushtimin e stafit kademik;
  • Infrastrukturën bashkëkohore të ngritur për këtë qëllim nga KUB;
  • Bashkëpunimin e Institucionit me aktorë të tjerë publik dhe privat në vend , rajon dhe më gjerë.

Mundësitë për punësim

Figura profesionale që formohet nëpërmjet këtyre programeve është ajo e një specialisti menaxher, kontabilist dhe  financier i njësive ekonomike në sektorin publik dhe privat. Në këtë kuadër, programi ofron mundësinë e përgatitjes së një specialisti të kualifikuar finance të sektorëve të veçantë të ekonomisë apo më gjerë të një menaxheri të përgjithshëm, përfshirë fushat e hartimit të projekteve e strategjive, qofshin këto në rangun publik, privat, qendror apo lokal.

Masteri në Komunikim Multikanal

Programi i studimit “Master Profesional” në “Komunikim Multikanal”, ka për qëllim që të formojë specialistë/operatorë të dedikuar të marrëdhënies me klientët përmes një shumllojshmërie instrumentash komunikimi tradicional dhe dixhital. Profili profesional i këtij programi i përgjigjet më së miri dinamikave të menaxhimit të marrëdhënieve me klientin duke mundësuar një aftësim aktiv dhe modern me kërkesat e e rritjes së tregut të shërbimeve Contact Center, si një gjenerator për t’u përballur me sfidat më bashkëkohore të marrëdhënieve me klientët. Ky Master do të sjellë nje ndikim pozitiv si ne aspektin professional ashtu dhe ate shoqeror duke patur parasysh nevojën në rritje të tregut, për këtë sektor në zhvillim në Shqipëri, për stafe të kualifikuara por dhe për zhvillimin e ardhshëm në botën e punës të të rinjve në Shqipëri.

Master Profesional ne Komunikim Multikanal eshte projektuar për të rinjtë të cilët do të duhet të punojnë për kompanitë e shërbimit në dhënien e mbështetjes për konsumatorët përmes instrumentave multi-channel (digital dhe jo vetem, rrjetet sociale, etj), i cili mendohet të ketë një shkallë të ndjeshme interesimi si dhe kërkese si nga studentët potenciale por dhe nga kompanitë në mënyrë që ata të mund të rekrutojë stafe më të kualifikuar. Përveç kësaj duhet të shtojmë dhe parashikimet sa i takon jo vetëm rritjes në numer të kompanive që ofrojnë këtë lloj shërbimi por dhe zhvillimit te tyre duke rritur cilësinë e operimit në treg nga sherbime Call Center (vetëm me zë) në Qendra te Kontaktit (menaxhim multi-channel dhe rrjeteve sociale).

Share This: