PROCEDURAT PËR TRANSFERIMIN E STUDIMEVE NË KUB!


PROCEDURAT  PËR TRANSFERIMIN E STUDIMEVE NË KUB PËR VITIN AKADEMIK 2018-2019

Kandidatët që kërkojnë të transferojnë studimet pranë Kolegjit Universitar të Biznesit duhet të aplikojnë nga data 3 shtator deri në datën 14 shtator 2018.

Dokumentacioni i nevojshëm për transferimin e studimeve që duhet paraqitur pranë sekretarisë është:

  • Kërkesa drejtuar KUB;
  • Plan i plotë i programit të studimit me syllabuset përkatëse;
  • Vërtetim i listës së notave me kreditet e fituara;
  • Vërtetim çregjistrimi;
  • Fotokopje të noterizuar të diplomës së Maturës Shtetërore;
  • Fotokopje e dokumentit të identifikimit;
  • Dy fotografi personale;
  • Mandatpagesa e tarifës së studimeve.

Pas dorëzimit të dokumentacionit KUB do të shpall listën fituese brenda datës 3 tetor 2018.

Kandidatët e përzgjedhur mund të regjistrohen nga datat 6 tetor deri në 12 tetor 2018.

KUJDES!
Bazuar në udhëzimin Nr.26, datë 30.07.2018, pika 7, nuk kanë të drejtë të aplikojnë për transferim studimesh:

  • ish-studentët e institucioneve të mbyllura me Vendim Nr. 539, datë 06.08.2014
  • studentët të cilët kanë mbaruar studimet me karakter profesional dhe që duan të transferohen në ciklin Bachelor;
  • studentët të cilët nuk plotësojnë kriterin e notës mesatare 6 (Vendimi Nr. 216, datë 20.04.2018).

Për çdo pyetje apo informacion shtesë, lutemi të na kontaktoni në çdo kohë në Cel. 069 88 99 999  / 067 40 63 042  /  E-mail: [email protected] / Rrjete Sociale si dhe të na vizitoni pranë kampusit tonë!

Adresa: Pranë Sheshit “Shqiponja”, Rr. Vangjel Noti, Nr. 25, Laprakë, Tiranë.

Ju mirëpresim!

Share This: